Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

VLEN dështon të përmirësojë gjendjen e shqiptarëve edhe pas një viti qeverisje – Gjendja po përkeqësohet

Suad AvdiuBy Suad Avdiu10 Korrik, 2025Updated:10 Korrik, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas një viti pjesëmarrje në qeverisje, koalicioni VLEN ka dëshmuar paaftësi të plotë për të ndryshuar realitetin e hidhur të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjendja jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përfaqësimi i shqiptarëve po përkeqësohet në mënyrë të rrezikshme dhe të qëllimshme. Sot, siç ishin edhe dje, këto institucione mbeten “zona të ndaluara” për shqiptarët: 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat” 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit” 0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë 0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike 0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave 0 shqiptarë në Agjencinë e Filmit Disproporcioni në punësime është alarmant. Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga institucionet shtetërore, pa asnjë reagim nga qeveria aktuale. Nuk ka asnjë transparencë në punësime, nuk ka përfshirje të drejtë, nuk ka barazi. Përkundrazi, kjo qeveri po kthehet në një strukturë monoetnike që marginalizon shqiptarët, duke dëshmuar se nuk ka as vullnet as kapacitet për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit apo për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe adekuat. VLEN mundohet të mbulojë dështimin me propagandë, duke reklamuar se ka punësuar “10 shqiptarë” në HEC Vërtok, por harron të përmendë se në të njëjtin institucion, në të njëjtën periudhë dhe në mes të Gostivarit, janë punësuar 55 maqedonas. Ky është një shembull i qartë i mashtrimit përmes shifrave të vogla, ndërkohë që disproporcioni në përfaqësim vazhdon të thellohet në mënyrë të turpshme dhe të qëllimshme. Kjo ishte edhe arsyeja parimore pse Aleanca për Shqiptarët vendosi ta braktisë këtë qeveri dhe grupimin VLEN, që tashmë ka humbur çdo kuptim politik dhe moral të qendrimit në pushtet. Një qeveri që u jep prioritet përfaqësuesve të “Botës Serbe”, përmes zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç, ndërsa përjashton shqiptarët, nuk mund të quhet euroatlantike, as shumëetnike. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë barazi reale, përfaqësim dinjitoz dhe pjesëmarrje të drejtë në çdo hallkë të shtetit. Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë pushteti që i sheh shqiptarët si numra statistikash apo i mban jashtë dyerve të institucioneve.Koha e heshtjes mbaroi. Koha e llogaridhënies ka ardhur. Aleanca për Shqiptarët

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.