Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jete mësimdhënësi, profesori i Biologjisë Reshat Latifi.
Për shumë vite me radhë, i ndjeri kontribuoi në mënyrë të vazhdueshme në fushën e arsimit, duke dhënë mësim në lëndën e Biologjisë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë. Në një periudhë të caktuar, ai mori përsipër edhe detyrën e drejtimit të kësaj shkolle si drejtor.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët në rrjete sociale. Ngushëllime!/ Televizioni News

