Deputeti i Kuvendit nga radhët e VLEN-it, Rijad Shaqiri, ka mohuar zërat që qarkullojnë në media se ai do të bllokojë gjithçka nëse nuk i jepet Komuna e Likovës. Ai tha se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për ndarjen e komunave dhe i cilësoi këto lajme si shpifje mediatike.
“Ende nuk kemi pasur mundësi të debatojmë apo të vendosim kushte për komuna konkrete. Aty ku është interesi kombëtar, aty do të jem edhe unë. Këto portale të caktuara le të merren më mirë me dështimet e Qeverisë dhe jo me mua”, u shpreh Shaqiri.
I pyetur nëse vazhdon t’i qëndrojë besnik Arben Taravarit, ai u përgjigj se mbetet besnik vetëm ndaj Aleancës për Shqiptarët./ Televizioni News

