Orhan Kurtishi, drejtori gjeneral në Postën e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në rrjete sociale se ka hyrë në fuqi një rritje tjetër page për punonjësit e institucionit.
Ai tha se pas rritjes së rrogës minimale në muajin mars, tashmë vjen edhe një shtesë prej 1800 denarësh për pjesën tjetër të stafit.
“Fjalët po i kthejmë në vepra! Vazhdojmë me dinjitet dhe përkushtim, hap pas hapi, për të përmirësuar jetën e secilit punonjës,” – shkruan ndër të tjera Kurtishi në postim.
Kjo rritje pagese shihet si një hap pozitiv drejt përmirësimit të kushteve të punës në sektorin publik, konkretisht në Postën e Maqedonisë së Veriut, e cila po ndërmerrë disa reforma të brendshme në funksion të eficiencës dhe shërbimit më cilësor ndaj qytetarëve.

