Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kosova do të zgjedh të dëbuarit nga SHBA-ja sipas kritereve të sigurisë

TV NewsBy TV News24 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Ky angazhim vjen si pjesë e një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, të miratuar më 11 qershor, për t’u ofruar mbrojtje të përkohshme shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan.

Po ashtu, një ditë më herët, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës së presidentit Donald Trump të rifillojë menjëherë me dëbimet e migrantëve drejt vendeve të tjera – përveç atyre të origjinës – duke shfuqizuar përkohësisht urdhrin gjyqësor, me të cilin kërkohej që migrantët të kishin mundësi ta kundërshtonin dëbimin.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se rastet e të ardhurve në Kosovë do të shqyrtohen ndaras nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa mbrojtja e përkohshme do të zgjasë deri në një vit

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe, do të vlerësohen kushtet në vendin prej nga vijnë këta persona dhe do të ndërmerren edhe masa për kthimin vullnetar të tyre.

“Bazuar në legjislacionin tonë në fuqi, personave që janë në mbrojtje të përkohshme, shteti i Kosovës u ofron kushte themelore për jetesë, që përfshin strehim, akomodim, ushqim, veshmbathje dhe pako higjienike, si dhe qasje në kujdes shëndetësor, përfshirë: kujdesin emergjent shëndetësor dhe trajtimin e sëmundjeve”, tha Kryeziu.

Në deklaratë, po ashtu, theksohet se Kosova ka përvoja të mëparshme me ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për qytetarë nga vendet e treta.

Si shembull përmendet strehimi i shtetasve afganë në vitin 2021, në bashkëpunim me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe pranimi i gazetarëve ukrainas përmes programit “Gazetarët në Rezidencë”.

Sipas zëdhënësit Kryeziu, këto përvoja dëshmojnë se institucionet e Kosovës janë të gatshme dhe të afta të menaxhojnë procese të tilla.

Ai tha se Qeveria në detyrë e cilëson SHBA-në si “aleat të palëkundur” dhe shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Departamenti amerikan i Shtetit e ka mirëpritur vendimin e Kosovës për pranimin e të dëbuarve, duke thënë se SHBA-ja “i është mirënjohëse” asaj.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”.

Disa diplomatë amerikanë dhe analistë e kanë komentuar dakordimin e Kosovës si “gjest të rëndësishëm simbolik”, por kanë theksuar se një gjë e tillë nuk e ndryshon thellësisht dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve./RadioEvropaeLirë

Lexuar: 30

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.