Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

TV NewsBy TV News22 Qershor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për president kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Bashkëshortja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya – e cila garoi në zgjedhjet e 2020 në vend të burrit të saj – konfirmoi lirimin e Tsikhanouskit.

“Burri im, Syarhey, është i lirë! E kam të vështirë ta përshkruaj gëzimin që kam në zemër”, shkroi ajo në X, duke ia bashkëngjitur postimit një video që shfaq të dy duke u përqafuar.

John Coale, zëvendës i emrisarit amerikan Keith Kellogg, tha në një postim në X më 21 qershor se lirimi i 14 të burgosurve u realizua në bashkëpunim me Qeverinë e Lituanisë.

Ihar Karney, ish-gazetar i Shërbimit Bjellorus të Radios Evropa e Lirë, që në Bjellorusi njihet si Radio Svaboda, u lirua gjithashtu. Ai ishte arrestuar në vitin 2023 dhe më pas u dënua me tre vjet burgim nën akuza për “ekstremizëm”, të cilat ai i mohon.

Tsikhanouski kishte tentuar që të kandidonte kundër Lukashenkas në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020, por ishte arrestuar para votimeve. Më pas, gruaja e tij garoi si kandidate e opozitës në ato zgjedhje.

Lukashenka u shpall fitues i zgjedhjeve, gjë që nxiti protesta të dhjetëra mijëra bjellorusëve të cilët thanë se zgjedhjet ishin manipuluar. Protestat zgjatën me muaj, teksa bjellorusët kërkon që Lukashenka – i cili është në pushtet që nga viti 1994 – të largohej dhe vendi të mbante zgjedhje të reja.

Zgjedhjet e gushtit 2020 u refuzuan si të manipuluara nga opozita dhe Perëndimi, ndërsa vendi, nën drejtimin e Lukashenkas, nisi të shtypte protestuesit, duke arrestuar mijëra dhe duke detyruar shumicën e figurave kryesore të opozitës të largohen nga vendi.

Disa protestues janë vrarë gjatë shtypjes së protestave, dhe organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ekzistojnë dëshmi të besueshme për përdorimin e torturës ndaj disa prej të arrestuarve.

Lukashenka mohon se votat janë manipuluar dhe ka refuzuar që të negociojë me opozitën e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera kanë refuzuar ta njohin Lukashenkan, 68 vjeç, si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë vendosur atij dhe zyrtarëve të lartë bjellorusë sanksione si reagim ndaj “falsifikimit” të votës dhe shtypjes ndaj protestave pas mbajtjes së zgjedhjeve./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 51

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.