Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

ASH: VLEN nuk mund të fshihet pas gënjeshtrave: Diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që vetë i udhëheq

Suad AvdiuBy Suad Avdiu17 Qershor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune. Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë sukses. Ndërkohë, VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte. Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov. VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta. Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka braktisur këtë qeveri diskriminuese, sepse nuk mund të jetë pjesë e një pushteti që simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon të drejtën për të barazuar përfaqësimin në institucionet që drejtojnë. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin, dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses. Barazi nuk ka, kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazi nuk është shifër false, por standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi. Aleanca për Shqiptarët

Lexuar: 30

Lajme te ngjashme

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

Lajmet e fundit

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Medreseja e Shkupit shënon solemnisht festat e Nëntorit

26 Nëntor, 2026

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.