Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kurti priti një delegacionin nga shteti i Iowa-s

TV NewsBy TV News16 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme si akademikë, ndërmarrës dhe ushtarakë, të udhëhequr nga Gjeneralmajori (në pension) Timothy Orr dhe Kryetarja e qytetit Johnston, Paula Dierenfeld.

Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e gjerë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.

Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që ky shtet i ka dhënë vendit tonë që nga ditët e para të çlirimit e deri më sot, si dhe për përkrahjen që vazhdon.

Kurti theksoi rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, diplomacisë dhe zhvillimit, duke veçuar bashkëpunimin me shtetin e Iowa-s si të jashtëzakonshëm në këto drejtime.

Mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të madh dhe miqësinë e thellë, kryeministri ia shprehu gjeneralit Orr, i cili 14 vjet më parë nisi bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s.

Ai theksoi se ideja e gjeneralit Orr për programin “E gjithë Iowa për të gjithë Kosovën”, në kuadër të Bashkëpunimit Civil, po funksionon shumë mirë dhe përbën shembullin më të mirë se si bashkëpunimi ushtarako-civil mund të ndihmojë në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe progresin ekonomik të vendit tonë, duke respektuar sundimin e ligjit dhe parimet e ekonomisë së tregut të lirë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për mundësitë e reja në fushat e mbrojtjes, arsimit dhe qeverisjes lokale.

Në emër të delegacionit, gjeneral Orr dhe kryetarja Dierenfeld falënderuan kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Bashkë me kryeministrin në këtë takim ishin edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Lexuar: 22

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.