Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kosova ia heq shtetësinë policit të sërbisë, do ta dëbojë për arsye sigurie

TV NewsBy TV News15 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetësia e Kosovës nuk do t’i takojë më serbit Nikola Vujoviq.  

Vendimin për t’ia hequr atij shtetësinë e mori ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pasi sipas tij, Vujoviq punon në Policinë e Serbisë,  

Sveçla veprimi i Vujoviqit është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe cenim i sigurisë kombëtare. 

“Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, ka deklaruar Sveçla. 

Sipas Sveçlës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës.  

Pas humbjes së shtetësisë, Policia njoftoi pasdite se ndaj Vujoviqit do të fillojnë procedurat e largimit me forcë nga territori i Kosovës, dhe se ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj. 

Pos Vujoviqit, Serbia përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, ka pretenduar se autoritetet e Kosovës kanë ndaluar në pika kufitare edhe dy pjesëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, si dhe një ish-polic. 

Lidhur me këtë pretendim, Dukagjini ka kërkuar një konfirmim nga Policia e Kosovës dhe MPB-ja, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. 

Në anën tjetër, televizioni ka marrë vesh jozyrtarisht se ka edhe një numër të konsiderueshëm të rasteve të ngjashme, kur pjesëtarë të komunitetit serb me shtetësi kosovare janë pjesë e institucioneve të sigurisë në Serbi. 

Këto raste janë në verifikim e sipër nga institucionet kosovare të sigurisë dhe si rezultat pritet të ketë edhe vendime të tjera të ngjashme. 

Por, çfarë rreziqesh mund t’i shkaktojnë këta persona shtetit të Kosovës? 

“Rreziqet kryesore janë se nëse ata veprojnë në institucionet e sigurisë, ata bartin informacione të vazhdueshme në inteligjencën, po e zëmë BIA-n serbe, dhe e informojnë për rezultatet dhe janë pengesë e aktiviteteve edhe masave operative të cilat policia ndërmerr në Kosovë”, deklaroi Refki Morina, Ish-nënkolonel i Policisë së Kosovës 

Por, persona të tillë ka mundësi që janë pjesë e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe që eventualisht mund të kryejnë ndonjë veprim joligjor, thonë njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami. 

“Persona të tillë deri më tani mund të ketë, por kanë dështuar të destabilizojnë Kosovën, mirëpo meqenëse ata paraqesin rrezik permanent, duhet t’u hiqet nënshtetësia dhe të merren masat e nevojshme dhe të mos veprojnë në Kosovë”, deklaroi Avni Islami. 

Së fundmi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një ish-polici të Kosovës, i cili kishte qenë agjent në Kosovë i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, e njohur si BIA. 

(68) 🔴LAJMET 19:30 -KUSH ËSHTË SERBI QË KOSOVA IA HOQI SHTETËSINË? – YouTube

Lexuar: 49

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.