Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026

Daut Beqiri merr pjesë në manifestimin festiv për 28 Nëntorin në çerdhen “Fatosat”

26 Nëntor, 2026

Kalendari i festave për vitin 2027: Ja kur do të kemi fundjava të zgjatura

26 Nëntor, 2026

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Emigrimi do të tkurrë Maqedoninë me 11 për qind

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Qershor, 2025 Maqedoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë tre dekadave të fundit vlerësohet se nga Maqedonia janë larguar 34 për qind e popullsisë. Me shkallën e ulët të fertilitetit, numrin në rënie të lindjeve dhe nivelin e lartë të emigrimit projeksionet e Armas e pozicionojnë Maqedoninë si një nga katër vendet në rrezik të shpopullimit në Evropë. Tre dekadat në vijim 2020-20250 popullsia do të jetë 11 për qind më e vogël

Evis HALILI

Shkup, 11 qershor – Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën janë klasifikuar në grupin e 20 vendeve kryesore në botë me rënien më të lartë të popullsisë, por edhe si vatrat e shpopullimit në Evropë me norma të ulëta lindjeje dhe emigracion më të lartë se imigracioni. Studimi i Armas (2023), vlerësoi se midis viteve 2020 dhe 2050 popullsia e Maqedonisë do të reduktohet me 11 për qind, e Serbisë do të ulet me 19 për qind, Bosnjë dhe Hercegovina me 18.2 për qind dhe Shqipëria me 16 për qind, shkruan gazeta KOHA. Kryesimi i listës së vendeve në rrezik vjen jo vetëm për shkak të rënies së normave të lindjeve, por edhe për nivelin e lartë të migrimit që tradicionalisht ka karakterizuar vendet e këtij rajoni.

Shkallët e ulëta të fertilitetit nxjerrin në pah progresin e shpopullimit natyror pasi janë shumë nën pragun prej 2.1 fëmijësh për grua, i cili është i nevojshëm për ripërtëritjen demografike. nën 1.37 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1.47 në Maqedoninë, 1.55 në Shqipëri, 1.42 në Serbi dhe 1.74 në Mal të Zi.

Nga na tjetër, thuhet në studim, gjatë tre dekadave të fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar një fenomen të emigrimit në shkallë të gjerë ku Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria janë vendet me numrin më të madh të migrantëve jashtë vendit, përkatësisht 49% dhe 44% të popullsisë totale, të ndjekura nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, përkatësisht 34% dhe 21%, ndërsa Serbia është vendi me numrin më të vogël, 15% të popullsisë totale.

“Megjithatë, është një rajon që po bëhet më i varfër dhe ku brezi i ri dhe fuqia punëtore e tij po lëvizin jashtë vendit. Nivelet e larta të paqëndrueshmërisë politike dhe korrupsionit, perspektivat e punësimit në aspektin e pagave dhe kushteve më të mira të punës, por edhe aspiratat për të arritur një standard më të lartë jetese janë faktorë shtytës për migrimin e fuqisë punëtore, duke çuar në një trend shpopullimi në Ballkanin Perëndimor. Kjo është veçanërisht e zbatueshme për të rinjtë që përballen me vështirësitë e varfërisë, papunësisë dhe përjashtimit social”, thuhet në studim. Një nga problemet kryesore kur flitet për emigrimin nga Ballkani Perëndimor është mungesa e një sistemi të mirëorganizuar të mbledhjes së të dhënave, gjë që rezulton në mungesën e të dhënave të sakta dhe të azhurnuara të emigrimit.

“Të dhënat e migrimit janë nënvlerësuar për shkak të përkufizimeve jokonsistente të popullsisë rezidente në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe minoritetet janë numëruar gabim për shkak të thirrjeve për bojkot në kohën e regjistrimit. Në disa raste, vendet kanë tendencë të fshehin ose modifikojnë të dhënat zyrtare, ndërsa në të tjera, siç është Maqedonia e Veriut, vendi thjesht nuk ka kryer një regjistrim të popullsisë për gati dy dekada. Përveç kësaj, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një regjistër zyrtar të popullsisë”, thuhet në studim.

Qendra për Kërkime dhe Hartim Politikash po kryen një analizë të dinamikës demografike në Ballkanin Perëndimor, me një fokus të veçantë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dhënat parësore po mblidhen dhe modelimi ekonomik do të përdoret për të vlerësuar se si trendet demografike në ndryshim do të ndikojnë në qëndrueshmërinë e sistemeve financiare, shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale.(koha.mk)

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

Lajmet e fundit

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

26 Nëntor, 2026

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon Komisionit të Venecias

26 Nëntor, 2026

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Rryma pritet të shtrenjtohet nga 1 janari?

26 Nëntor, 2026

Sela përplaset me Gashin në Kuvend: I vogël je për të ma ndaluar mikrofonin

26 Nëntor, 2026

BE-ja dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, Serbia bojkoton samitin e Brukselit

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.