Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Osmani: Kontributi i Bujar Bukoshit do të lë gjurmë të pashlyeshme në rrugën drejt lirisë

TV NewsBy TV News10 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit.

Në telegramin e presidentes thuhet se Bukoshi ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Tutje, thuhet se kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit
E nderuara familje Bukoshi, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë. Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi pati udhëhequr Qeverinë e Kosovës në mërgim në periudhën 1991-1999. Pas luftës, ishte deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Biografia e Bukoshit, sipas Fjalorit Enciklopedik të Kosovës:

Mjek, urolog, profesor i universitetit, ish-kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Lindi në Therandë. Kreu arsimin fillor në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Prizren. Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd (1971).

Pas diplomimit punoi në Drenas, ndërsa pas specializimit në Beograd, punoi në repartin e urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Më 1980-1981 ishte në përsosje profesionale në Klinikën Urologjike Kemperhof në Koblenz të Gjermanisë; kurse në periudhën 1984-1985 qëndroi në Klinikën Urologjike të Universitetit të Lirë të Berlinit Perëndimor, ku merrej kryesisht me problematikën e onkologjisë urologjike dhe të transplantimit të veshkave. Mbrojti tezën e doktoratës në vitin 1985, në Fakultetin e Mjekësisë në Berlin.

Në vitin 1979 u zgjodh asistent, ndërsa më 1985 docent në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Mori pjesë në shumë tubime profesionale ndërkombëtare deri në vitin 1990, kur për shkaqe politike u largua nga puna. Ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës. Ishte njëri ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në periudhën 1991–1999 ishte kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës në mërgim. Pas luftës ishte deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Lajmet e fundit

Kabayel mposht Hysen me nokaut teknik

29 Nëntor, 2026

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.