Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026

Gashi nga Sofja: Rajoni ka nevojë për dialog, ndërsa RMV kërkon eurointegrim të drejtë dhe të parashikueshëm

23 Qershor, 2026

Rikonstruimi: Cilat ministri do të këmbehen, ZNAM nuk po e jep Filkovin!

23 Qershor, 2026

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe, kurse këta sot po e serbizojnë Maqedoninë

23 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 24 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

TV NewsBy TV News6 Qershor, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Kemi shumë të përbashkëta në historinë tonë. U kemi shumë borxh amerikanëve. Ne nuk do ta harrojmë këtë kurrë”, ka thënë Merz gjatë bashkëbisedimit me Trumpin para gazetarëve në Zyrën Ovale në Uashington, duke iu referuar pjesërisht edhe prejardhjes gjermane të Trumpit.

Trump e ka quajtur atë “burrë shumë të respektuar”.

“Do të kemi marrëdhënie të mrekullueshme me shtetin tuaj”, ka thënë presidenti amerikan. Ai ka thënë se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani, dhe që është gjë pozitive që Berlini është duke shpenzuar më shumë para në mbrojtje.

Ai e ka përshkruar Merzin si figurë që ka fituar bindshëm zgjedhjet, dhe duke bërë shaka ka thënë se Merz duket “i vështirë”.

Deri më tani, Trump ka llogaritur në presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni për diskutim të temave kryesore evropiane, mirëpo Merz duket se është futur gjithashtu në atë grup.

Përgjatë takimit, Merz i ka bërë thirrje Trumpit që të ushtrojë më tepër presion ndaj Rusisë, në mënyrë që të përfundojë lufta trevjeçare kundër Ukrainës.

“Ju e dini se ne mbështesim Ukrainën, dhe po presim më shumë presion ndaj Rusisë”, ka thënë ai.

Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe për Ukrainën – pas Shteteve të Bashkuara – në aspektin ushtarak dhe financiar, teksa Kievi lufton pushtimin rus.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Lexuar: 139

Lajme te ngjashme

“Unë jam bosi”, thotë Trumpi pasi hyn me vonesë në takimin e G7

Trump: Ndizni motorët, marrëveshja me Iranin është arritur!

“I kemi dhënë fund luftës”/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Trump: Kam anuluar sulmet e planifikuara amerikane kundër Iranit

Dronët rusë bonbardojnë një bllok banesash në Rumani, plagosen dy persona

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet nga agjentët e Shërbimit Sekret

Lajmet e fundit

Gjykatësit kushtetues “qerasin” veten me rritje rroge, pagat nga 199 mijë deri 242 mijë denarë bruto

24 Qershor, 2026

Bardhyl Mahmuti sulmon Dritan Goxhajn: Simboli i UÇK-së nuk ka vend në protestat e Tiranës

24 Qershor, 2026

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

24 Qershor, 2026

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

24 Qershor, 2026

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

24 Qershor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

24 Qershor, 2026

Dy studentë çojnë në këmbë Parlamentin Evropian për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoni!

23 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.