Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Dubrovniku ngritë nismë : Kërkohet heqja e lejeve të punës për personat që glorifikojnë Ratko Mlladiqin

6 Shtator, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 6 Shtator 2026

6 Shtator, 2026

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

5 Shtator, 2026

Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

5 Shtator, 2026

Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden gjallë 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

5 Shtator, 2026

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

5 Shtator, 2026

Ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Ozdemir Gjoktash për vizitë në Shkup

5 Shtator, 2026

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

5 Shtator, 2026

Skandal ne kufi: Ogut–Kalovë hapet për festë, Llojani–Miratoci vazhdojnë të mbeten të izoluar

5 Shtator, 2026

“Metohija” në librin e Gjeografisë dhe reduktim i historisë së shqiptarëve në tekstin e ri të Historisë

5 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 6 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bruno Fernandes refuzon përfundimisht ofertën e Al Hilal

TV NewsBy TV News3 Qershor, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bruno Fernandes ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë të madhe nga klubi saudit Al Hilal për të qëndruar te Manchester United, duke theksuar se synimi i tij është të vazhdojë të garojë në nivelin më të lartë të futbollit evropian.

Mesfushori portugez e bëri të ditur këtë vendim të martën, gjatë një konference për shtyp në grumbullimin e Portugalisë, në prag të gjysmëfinales së Nations League ndaj Gjermanisë që zhvillohet të mërkurën në Munich.

“Presidenti i Al Hilal më telefonoi dhe më pyeti nëse doja të transferohesha atje. Ata pritën që unë të mendoja për të ardhmen time”, tka thënë Fernandes. “Fola me trajnerin dhe ai më kërkoi të mos shkoja. Manchester United më tha se nuk donin të më shisnin. Thanë se nëse doja të largohesha, mund të ikja, por atyre nuk u duhej paraja”.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Al Hilal ishte gati të paguante deri në 100 milionë funta për portugezin, por Fernandes vendosi t’i qëndrojë besnik klubit anglez dhe të jetë pjesë e rindërtimit që po udhëhiqet nga trajneri Ruben Amorim.

“Dua të luaj në garat më të mëdha. E di që ende mundem dhe dua të jem i lumtur duke bërë atë që dua më shumë, futbollin. Në të mirë apo në të keq, kështu e shoh këtë sport. Jam i apasionuar pas tij dhe kjo është zgjedhja që kam bërë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Fernandes e ka pranuar se transferimi në Arabinë Saudite do të kishte qenë i lehtë, pasi aty tashmë aktivizohen bashkëkombësit e tij si Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo dhe Ruben Neves.

Kapiteni i Manchester United ishte ndër të paktët që spikati në sezonin më të dobët të klubit në epokën e Premier League, ku skuadra përfundoi në vendin e pesëmbëdhjetë dhe humbi finalen e Europa League kundër Tottenham. Fernandes shënoi nëntëmbëdhjetë gola dhe dha nëntëmbëdhjetë asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Që nga transferimi i tij nga Sporting Lisbon në janar të vitit 2020 për 47 milionë funte, Bruno Fernandes ka regjistruar 290 paraqitje dhe nëntëdhjetë e tetë gola me fanellën e “Djajve të Kuq”.

Lexuar: 8

Lajme te ngjashme

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Ratko Mlladiçit

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -73 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Lajmet e fundit

Dubrovniku ngritë nismë : Kërkohet heqja e lejeve të punës për personat që glorifikojnë Ratko Mlladiqin

6 Shtator, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 6 Shtator 2026

6 Shtator, 2026

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

5 Shtator, 2026

Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

5 Shtator, 2026

Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden gjallë 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

5 Shtator, 2026

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

5 Shtator, 2026

Ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Ozdemir Gjoktash për vizitë në Shkup

5 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.