Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

5 Shtator, 2026

Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

5 Shtator, 2026

Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden gjallë 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

5 Shtator, 2026

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

5 Shtator, 2026

Ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Ozdemir Gjoktash për vizitë në Shkup

5 Shtator, 2026

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

5 Shtator, 2026

Skandal ne kufi: Ogut–Kalovë hapet për festë, Llojani–Miratoci vazhdojnë të mbeten të izoluar

5 Shtator, 2026

“Metohija” në librin e Gjeografisë dhe reduktim i historisë së shqiptarëve në tekstin e ri të Historisë

5 Shtator, 2026

Heshtin Kurti, Haxhiu e Gërvalla-Asnjë reagim nga krerët e shtetit për aktakuzën e Prokurorisë Speciale për krimet në lagjen Jasharaj

5 Shtator, 2026

Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë, zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi demanton narrativat e BDI-së

5 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 6 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Plas te Serbia para duelit me Shqipërinë, trajneri Dragan Stojkovic: Jap dorëheqjen menjëherë nëse jam problemi

TV NewsBy TV News2 Qershor, 2025 Sport Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic. Ky i fundit ka analizuar përballjen me Shqipërinë, takim që do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare, ora 20:45.

Serbi fillimisht ka theksuar se kjo sfidë është vetëm futbollistike dhe se nuk ka vend për disa persona të lajthitur që bëjnë deklarata të çmendura për të prishur sfidën. Por gjatë konferencën nuk ka mbajtur dot nervat dhe ka shpërthyer ashpër.

Stojkovic është pyetur për përzgjdhjen e lojtarëve serb në Kombëtare. Lënia jashtë e disa prej tyre ka shkaktuar shumë zhurmë dhe në lidhje me këtë ishte shumë i irrituar. Gjatë konferencës për shtyp theksoi se ka bërë zgjedhe për të mirën e skuadrës dhe nëse disa futbollistë kanë ardhur apo jo është vendimi i tyre.

Ndër të tjera u shpreh se nëse ai është gabim do të japë dorëheqjen direkt. Një situatë aspak e qetë për serbët para duelit delikat me Shqipërinë.

“Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd. Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë.

A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më është simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Shtutgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Gjithçka është sipas meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për aq kohë sa jam unë këtu, unë do të vendos kush do të luajë. Është detyra e lojtarëve të tregojnë dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i kam thirrur. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet ta kuptojnë këtë”, ka deklaruar serbi.

Lexuar: 7

Lajme te ngjashme

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

Tallje me Mladic/ Pamje të pazakonta në Serbi, tifozët e Novi Pazarit mbushin fushën me pampersa

Lorik Cana shoqëron sportistët e Shqipërisë dhe të Kosovës në vizitë fshatit arbëresh

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të Ratko Mlladiçit

Akil Gjakova ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -73 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Lajmet e fundit

“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK

5 Shtator, 2026

Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

5 Shtator, 2026

Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden gjallë 10 ditë pas përmbytjeve katastrofike

5 Shtator, 2026

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

5 Shtator, 2026

Ministrja turke për Familje dhe Shërbime Sociale, Ozdemir Gjoktash për vizitë në Shkup

5 Shtator, 2026

Rashid dhe Murati i japin Bashkimit tri pikët e para në kampionat

5 Shtator, 2026

Skandal ne kufi: Ogut–Kalovë hapet për festë, Llojani–Miratoci vazhdojnë të mbeten të izoluar

5 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.