Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Bajrami: Çmimi prej 64 eurosh për rrymën nuk është final – i shtohen edhe kosto të tjera

TV NewsBy TV News1 Qershor, 2025 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministren e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, për manipulim me çmimin e energjisë elektrike të prezantuar për ndërmarrjet të dielën.

Sipas Bajramit, çmimi prej 64.55 euro për megavat-orë, i përmendur nga Rizvanolli si çmim i blerjes së energjisë nga KEK-u përmes bursës shqiptare të energjisë ALPEX, nuk përfaqëson koston reale që ndërmarrjet do të paguajnë.

“Sot 64 euro, nesër 99 euro – sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregulluar kushton vetëm 29.6 euro?”, ka shkruar Bajrami në një postim në Facebook.

Ajo ka shtuar se këtij çmimi fillestar i shtohen:

  • kosto e transmisionit (fitimi i KOSTT-it),
  • kosto dhe fitimi i distribucionit (KEDS),
  • kosto dhe fitimi i faturimit dhe inkasimit (KESCO),
  • dhe fitimi për vetë KEK-un.

Bajrami pyet publikisht se pse KEK-u po blen energji nga ALPEX me çmim 64.55 euro për MWh, kur sipas saj çmimi në bursën hungareze HUPX është më i ulët, 53.69 euro.

“Pra, çmimi 64.55 euro për MWh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro. Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh”, ka shkruar Bajrami.

Ajo paralajmëron se pas 60 ditësh, kur të përfundojë periudha e KEK-ut si furnizues i mundësisë së fundit, çmimi për ndërmarrjet mund të arrijë deri në 260 euro për MWh.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Lajmet e fundit

Reuters: Protesta e studentëve kundër Edi Ramës, policia përdor gaz lotsjellës, autobotë dhe plumba gome

28 Nëntor, 2026

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.