Ministri në detyrë i Bujqësisë dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, është liruar pas një intervistimi pesë orësh nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës. Intervistimi lidhet me kontratën e dyshimtë 60-milionëshe për menaxhimin e mbetjeve të nënprodukteve shtazore.

