Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lara Colturi shkruan historinë! Shqiptarja fiton për herë të parë Kupën e Botës në ski

22 Nëntor, 2026

Pershkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse | “Sparta II”

22 Nëntor, 2026

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari

21 Nëntor, 2026

33 vjet nga tragjedia ajrore në Ohër me 116 viktima: Babë Isuf, më fal që nuk arrita t’a zbardhi të vërtetën për vdekjen tënde!

21 Nëntor, 2026

Fitore historike, Lara Colturi i sjell Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski

21 Nëntor, 2026

Krasniqi mbërrin në Hagë

21 Nëntor, 2026

Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet

21 Nëntor, 2026

Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçarit, është nga një fshat i Sarajit (Emri)

21 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

21 Nëntor, 2026

Rrufeja godet avionin e “Air Serbia”-së gjatë fluturimit drejt Mostarit

21 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 22 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Neymar rikthehet te Santos mes shpresës dhe polemikave

TV NewsBy TV News22 Maj, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Neymar është gati të kthehet në fushë me fanellën e Santos-it, ekipi i tij i zemrës.

Sulmuesi brazilian, i përfshirë nga Carlo Ancelotti në listën paraprake të Brazilit për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2026 ndaj Ekuadorit dhe Paraguajit, ka përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi dhe mund të rikthehet këtë të enjte në sfidën e Kupës ndaj CRB.

Ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Vila Belmiro dhe rikthimi i Neymar-it mund të bëjë diferencën në një sfidë që nuk pritet të jetë e lehtë.

I dëmtuar më 16 prill, Neymar kishte planifikuar të rikthehej në fillim të qershorit, por thirrja e Ancelotti-t dhe fundi i afërt i kontratës së tij me Santos-in e kanë shtyrë sulmuesin të përshpejtojë gjithçka.

Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën
Nëse do të ketë minuta tani, do të rrisë gjasat për të qenë pjesë e ndeshjeve të para të Brazilit nën drejtimin e trajnerit italian.

Ai nuk ka luajtur me “Seleçaon” që nga 17 tetori 2023, kur ndaj Uruguait pësoi dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Kontrata aktuale e Neymar-it përfundon më 30 qershor dhe megjithëse palët po negociojnë për një zgjatje deri në 2026, akordi ende nuk është arritur.

Nëse nuk rinovon, përballjet ndaj CRB, Botafogos më 1 qershor dhe Fortaleza-s më 12 qershor do të jenë të fundit me Santos.

Pas Botërorit të Klubeve, kontrata e tij do të ketë skaduar.

Që nga rikthimi, Neymar ka qenë shpesh në qendër të polemikave jashtë fushe dhe forma e tij është ndikuar nga dëmtimet.

Ai ka luajtur vetëm 587 minuta në nëntë ndeshje, me tre gola dhe tri asistime.

Ka humbur ndeshje të rëndësishme për shkak të dëmtimeve, por ka marrë pjesë në festa e evente që kanë krijuar polemika në media dhe te tifozët.

Megjithatë, me rikthimin në fushë dhe mundësinë për të ndihmuar ekipin dhe për të bindur Ancelotti-n, Neymar ka një shans për të përmbyllur sezonin me një notë pozitive. Tani është radha e tij për të folur me lojë.

Lexuar: 24

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

Lara Colturi shkruan historinë! Shqiptarja fiton për herë të parë Kupën e Botës në ski

22 Nëntor, 2026

Pershkallëzim në Detin Baltik, sulmohet me dron anija e sanksionuar ruse | “Sparta II”

22 Nëntor, 2026

Begaj me të rinjtë shqiptarë: Pa gjuhën shqipe nuk ka atdhe, nuk ka shqiptari

21 Nëntor, 2026

33 vjet nga tragjedia ajrore në Ohër me 116 viktima: Babë Isuf, më fal që nuk arrita t’a zbardhi të vërtetën për vdekjen tënde!

21 Nëntor, 2026

Fitore historike, Lara Colturi i sjell Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski

21 Nëntor, 2026

Krasniqi mbërrin në Hagë

21 Nëntor, 2026

Mickoski: Pritet dimër i vështirë, çmimet në bursë janë të larta për energjinë elektrike dhe derivatet

21 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.