Heroi i finales së Europa League të Tottenhamit, Brennan Johnson, foli pas fitores 1-0 ndaj Manchester United në Bilbao.
“Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë. Nuk ka rëndësi kush shënoi. Gjëja e rëndësishme është që ne bëmë punën tonë dhe fituam. Kishim nevojë të fitonim një trofe, të gjithë e kishin nevojë për këtë”, tha sulmuesi uellsian.
“Nuk luajtëm mirë në ligë, por e dinim që mund të kishim ndikim në turne. Nuk kam qenë nervoz ditët e fundit, kam qenë më i përqendruar dhe do ta shijoj tani”, shtoi Johnson.
/GazetaBlic Sport/

