Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump do t’i telefonojë Putinin dhe Zelenskyn

TV NewsBy TV News19 Maj, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të bisedojë të hënën me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, në kuadër të një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë për të betonuar një armëpushim në luftën në Ukrainë.

Trump ka paraparë të zhvillojë një tjetër bisedë telefonike, më 19 maj, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Steve Witkoff, emisar i Shtëpisë së Bardhë, i cili është takuar tashmë tre herë me Putinin, ka parashikuar se biseda me presidentin rus do t’i “kontribuojë identifikimit të asaj se ku jemi tani dhe se si mund t’i përmbyllim këto negociata”.

“Ata e njohin njëri-tjetrin. Presidenti është i vendosur të bëjë diçka këtu… Nëse ai s’mund të bëjë gjë, askush s’mundet”, ka thënë Witkoff në një intervistë për ABC News, në fundjavë.

Trump kishte paralajmëruar telefonatat pasi negociatorët rusë dhe ata ukrainas u takuan në Stamboll për bisedime të drejtpërdrejta. Ai ishte takimi i parë i palëve që nga javët e hershme pas nisjes së pushtimit të gjerë rus të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

“Tema të telefonatave do të jenë ndalja e ‘kasaphanës’”, ka shkruar Trump në mediat sociale. “Shpresoj se do të jetë një ditë produktive, se do të ketë armëpushim, dhe se kjo luftë shumë e dhunshme, që s’duhej të kishte nisur kurrë, do të marrë fund”, ka shtuar presidenti amerikan.

Takimet në Stamboll, të cilat përfshinë edhe bisedime të ndara me zyrtarë të SHBA-së, siguruan vetëm rezultate modeste, përfshirë një marrëveshje për këmbimin e 1.000 të burgosurve të luftës. Nuk pati zotim për ndaljen e luftimeve, ndërsa Rusia gjatë fundjavës kreu atë që Ukraina e cilësoi njërin ndër bombardimet më të mëdha me dronë.

Negociatorët rusë raportohet të kenë bërë kërkesa maksimale ndaj Ukrainës, duke i bërë thirrje asaj të tërheqë forcat e saj nga rajonet e okupuara pjesërisht nga Rusia, dhe të kenë paraqitur kushte të tjera, të cilat ishin vënë në pranverën e 2022-tës. Këto kushte janë hedhur kategorikisht poshtë nga Ukraina dhe nga shumë prej aleatëve të saj perëndimorë.

Që nga nisja e mandatit të dytë presidencial, në janar, Trump e ka bërë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë prioritet kyç të politikës së jashtme. Këto përpjekje janë penguar nga operacionet e vazhdueshme ofensive të Rusisë në fushëbetejë, dhe nga mosgatishmëria e Moskës për t’u pajtuar për një armëpushim 30-ditor, diçka që Ukraina ka nënshkruar.

Pas një periudhe tensionesh fillestare me Kievin, zemërimi i Shtëpisë së Bardhë është përqendruar mbi Moskën, ndërsa tonet e deklaratave publike nga zyrtarët amerikanë janë ashpërsuar./RadioEvropaeLirë

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.