Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Interit do të luhet në stadiumin olimpik Montjuic në Barcelonë sonte nga ora 21:00.
Barcelona vjen nga një formë e mirë, pasi fitoi Kupën e Mbretit në vikend, teksa Interi nuk është aspak në formë, pasi ka humbur tri ndeshjet e fundit.
Tifozët e skuadrës spanjolle po krijojnë një atmosferë fantastike para ndeshjes, duke dhuruar mbështetje të madhe për ekipin e tyre të zemrës.

