Arne Slot do të ketë një nga buxhetet më të mëdha në historinë e Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të verës, pohon The Telegraph.
Pavarësisht fitimit të titullit të Premier Ligës, drejtuesit e Liverpool pritet të jenë shumë aktivë gjatë verës në një përpjekje për të arritur triumfin e 21-të në elitën angleze sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.
Menaxhmenti i Liverpoolit ka qenë duke vlerësuar objektivat e transferimeve që kur ekipi i ri i drejtorit sportiv Richard Hughes dhe kryetarit të Fenway Sports Group, Michael Edwards, u emërua një vit më parë.
Duke nënshkruar vetëm me Federico Chiesa dhe portierin Giorgi Mamardashvili, i cili mbeti në huazim te Valencia, që nga mbërritja e Slot, Liverpooli ka burimet për të bërë transferime të forta në merkaton e ardhshme.
Klubi e kupton se Manchester City do të rilindë sezonin e ardhshëm, Arsenali do të kthehet dhe Chelsea, Newcastle United dhe Aston Villa gjithashtu kanë potencialin të sfidojnë për titullin në kushte të caktuara.
Prioritetet kryesore të Liverpoolit këtë verë janë një sulmues i ri dhe një mbrojtës i majtë.
Përveç Nunez, Joe Gomez, Kostas Tsimikas, Ben Doake, Luis Diaz, Diogo Jota, Harvey Elliott dhe Quivin Kelleher gjithashtu mund të mos jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/

