Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës në futsall.
Skuadra kryeqytetase ka triumfuar në finalen e madhe ndaj Vjosës, shkruan GazetaBlic Sport.
Në fakt, skuadra e Vjosës u largua nga ndeshja 25 sekonda pa përfunduar ndeshja, kurse deri në atë moment rezultati ishte 5 me 4.
Ky është trofeu numër katër i fituar nga Prishtina 01 në futsallin kosovar.

/GazetaBlic Sport/

