Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Projektet e papërfunduara në kryeqytet mund ta dëmtojnë buxhetin e komunës

TV NewsBy TV News16 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Punimet iu lanë në gjysmë një ditë më parë.

Por, kompania e kontraktuar për punimet në “Xhorxh Bush” tanimë ka marrë 10% të vlerës së kontratës prej pak më shumë se 18 milionë.

Ndonëse një praktikë e tillë është në pajtim me Ligjin për Prokurimin Publik, si garanci për kompaninë kontraktuese e njëheri, sipas kontratës për “Xhorxh Bush”-in, për materialet e nevojshme për punë, ndërprerja e tyre siç ndodhi ditën e djeshme mund t’i kushtoj komunës.

“Ka rreziqet e veta sidomos në Kosovë kur projektet dështojnë dhe përfundojnë në procedura gjyqësore dhe mbetet ky kthimi i 10% peng i vendimit përfundimtar nga gjykata. Një rast të tillë ku e kemi diskutabile është bulevardi “Xhorxh Bush”. Kontrata parasheh edhe detyrime financiare për kompensim të kontraktorit nëse shkëputet kontrata por kemi vonesa që shkaktohen edhe nga procedurat e që rrisin barrën. Kjo i bie që përpos që kemi rrezikuar 1.8 milionëshin e parapaguar për të, mund të vonohen. Çdo vonesë është humbje në investime dhe zhvlerësim i parasë publike”, ka thënë Diana Metushi, hulumtuese në KDI.

Këtë e thotë edhe kontrata e cila parasheh që përqindja do të zbatohet për vlerën e punëve të papërfunduara që nënkupton, kosto shtesë për autoritetin kontraktues, komunën.

Sipas Metushit, faji mbetet i dyanshëm duke qenë se projekti ishte bërë publik nga viti i kaluar e MKRS nuk kishte reaguar.

Sipas opozitës në Komunë, tanimë kjo është kthyer në procedurë të zakonshme.

“Është pjesë e skemës kur bëhen pumët e paligjshme. Me avancin prej 10% ka ndodhë edhe te lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë. Kjo shërben në dy drejtime, e rrit shkallën e investimeve kapitale sepse llogaritet dhe në anën tjetër, s’ka punë. Dyshimet tona janë se bëhet fjalë për keqpërdorime, për zhvatje. Po jepen pare e spo shohim punë. Ne jemi të zhgënjyer me hetuesinë e prokurorinë. Kemi ngritur dhjetëra kallëxime penale që kanë të bëjnë me keqpërdorime që ne besojmë se janë por s’kemi veprime konkret”, ka thënë Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë.

“E rëndon buxhetin sepse kontratat e nënshkruara ku nuk shihen rezultatet, ato janë barrë që kompanitë mund t’i marrin mjetet përmes përmbaruesve. Vitin që shkojmë kemi më shumë se 10 milionë euro që janë marrë nga përmbaruesit nga buxheti i komunës së Prishtinës. Detyrimet kontigjente po rriten dhe kjo është një problem sepse lë barrë financiare për vitet e ardhshme”, ka thënë, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore së fundmi ia ndërpreu punën Komunës meqenëse nuk kishin marr leje në këtë institucion siç e parasheh Ligji për shkak se në hapësirën ku do të intervenohet janë disa objekte të trashëgimisë kulturore.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.