Sonte në një atmosferë miqësore ,drejtoresha e Qendrës Analitike -Hulumtuese “Abdilaqim Ademi ” Fatjona Geci u prit nga kryetari i degës, Avni Saliji,dhe nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi.
Thellimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe identifikimi i mundësive të reja për bashkëveprim ishin në fokus të takimit të radhës të drejtoreshës së Qendrës Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, me degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë.
Gjatë takimit, të dyja palët prezantuan aktivitetet dhe angazhimet e tyre, duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur mbi mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.
Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit ndërmjet degës së BDI-së në Likovë dhe Qendrës Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, si dhe identifikimit të kanaleve të reja të komunikimit dhe bashkëveprimit për realizimin e aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta.
Likova, si një degë me rezultate të vazhdueshme zgjedhore dhe përvojë të konsoliduar organizative, dëshmoi edhe përmes këtij takimi gatishmëri për komunikim, shkëmbim idesh dhe bashkëpunim institucional.
Takimi u përmbyll me frymë pozitive dhe vullnet të përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në funksion të forcimit të kapaciteteve organizative, analitike dhe politike.

S

