Avokate Sabina Meta
Une kam te njenjtat te drejta qe ka nje besimtar i krishtere, ortodoks, i ç’faredolloj besimi tjeter, apo ateist, per te marre pjese ne proteste dhe çdo aktivitet socialo- kulturor ne vend.
Une kam te njenjta detyrime kundrejt vendit tim, e kam obligim, familjar, shoqeror, shpirteror, fetar, moral, Atdhetar, Kombetar, ti dal zot vendit tim, kur shof padrejtesi e te rreshtohem ne radhe me palen e drejte.
Mos me paragjyko, shaj, fyej, ofendo, bullizo, diskrimino, kur une dal ne shesh per Atdheun tim, apo kur jam e ftuar ne studio televizive, vetem per shkak te shamise.
Shtetesia ime eshte shqiptare. Kombesia ime eshte shqiptare, pavaresisht nga besimi im, per te cilin une jam krenare, ashtu siç je dhe ti.
Stop perçarjes fetare, politike, ekonomike,intelektuale, krahinore, apo çdo lloj perçarje tjeter, e cila nuk na lejon te jemi te bashkuar per te mbrojtur Atdheun tone.
Une jam bija e ketij vend, jam motra juaj, jam mbesa, komshija, shoqja, kolegia juaj. Jam bashkombesja juaj.
Mos me diskrimino per shkak te shamise.
Une therras si ti. Rrofte Shqiperia e lire. Rrofte Shqiperia e shqiptareve. Rrofshin shqiptaret….
Une jua dua pavaresisht gureve qe me hidhni. Mos ma shperbleni dashurine time me goditje.
Jam ketu si te gjithe Ju per vendin tim kur Atdheu na therret dhe eshte ne rrezik.
Rrofte Shqiperia e lire….

