Në deponinë Krasta në Kumanovë janë vendosur kamera të reja për video-mbikëqyrje dhe gardhe mbrojtëse, ndërsa në periudhën e ardhshme është paralajmëruar vendosja e portave shtesë dhe ndriçimit, përcjell TV21. Njoftimi është bërë nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili thotë se këto masa synojnë rritjen e sigurisë dhe parandalimin e hyrjeve të paautorizuara në deponi.
“Me këto aktivitete po ndërmarrim hapa konkretë për siguri më të madhe, parandalimin e dukurive të padëshiruara dhe hyrjeve të paautorizuara, si dhe për kontroll dhe mbrojtje më efikase të hapësirës. Vazhdojmë me aktivitete për një deponi më të sigurt, më të rregulluar dhe më mirë të kontrolluar”, ka shkruar Dimitrievski.




