Granit Xhaka ka kërkuar përgjegjësi nga bashkëlojtarët e tij te Sunderlandi, pas humbjes 2:0 ndaj Bournemouthit në Premier League.
Skuadra e drejtuar nga Regis Le Bris pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat.
Xhaka ka pranuar se paraqitjet e skuadrës nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar.
“Nuk ka kuptim të fshihemi nga e vërteta. Për momentin nuk jemi mjaftueshëm të mirë dhe duhet të marrim përgjegjësi”, ka shkruar kapiteni i Sunderlanit, raporton të hënën sajti “Sunderlandecho”.
Deklarata e Xhakës ka ngjallur reagime të ndryshme te tifozët.
Përkrah mesazheve mbështetëse, 34-vjeçari Xhaka është përballur edhe me kritika nga tifozët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi me deklaratat e përsëritura pas rezultateve zhgënjyese.
“Duam veprime, jo fjalë”, ishte një nga reagimet e tifozëve.
Përveç Xhakës, edhe mbrojtësi Nordi Mukiele ka shprehur shqetësime për paraqitjet e ekipit.
Sunderlandi pas shtatë xhirove është poshtë në tabelë me katër pikë.

