Kumanovë – Pas dy vitesh në pozitën e ushtruesit të detyrës, drejtori i Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Kumanovë njofton se nga sot fillon mandatin e tij katërvjeçar në krye të këtij institucioni.
Në njoftimin e tij, ai shpreh mirënjohje për familjen, miqtë, lidershipin e partisë VLEN, strukturat e kësaj partie në Likovë dhe Kumanovë, si dhe për ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Informon Televizioni News.
Ai e cilëson këtë mandat si përgjegjësi të madhe dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim, profesionalizëm dhe transparencë në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu, thekson se në bashkëpunim me ekipin e tij do të angazhohet për forcimin e shërbimeve sociale, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe avancimin e statusit social, me vëmendje të veçantë ndaj kategorive më të cenueshme të shoqërisë.
“Besimi është përgjegjësi, ndërsa puna dhe rezultatet janë mënyra më e mirë për ta dëshmuar atë”, thekson ai në mesazhin e tij. Televizinoni News.

