Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

16 Tetor, 2026

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

16 Tetor, 2026

“A e shmangu Kurti gjakderdhjen?” Deklaratat e Haradinajt tronditin skenën politike në Kosovë

16 Tetor, 2026

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

16 Tetor, 2026

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

16 Tetor, 2026

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

16 Tetor, 2026

Adnan Azizi: VLEN-i do të shënojë fitoren e 11-të, Ahmeti bëri dy autogola

16 Tetor, 2026

Policia helmon studentët dhe të rinjtë me gaz lotsjellës të skaduar

16 Tetor, 2026

Mexhiti nga Bërvenica: VLEN-i qëndron pas Jakup Huseinit, ministrat dhe udhëheqësia në shërbim të komunës

16 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 17 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Tetova bëhet me semaforët e parë me sinjalizim zanor

Suad AvdiuBy Suad Avdiu15 Tetor, 2026 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Personat e verbër në Tetovë vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes së tyre të përditshme. Infrastruktura e papërshtatshme rrugore dhe mungesa e kushteve elementare mbeten ndër barrierat kryesore që ua vështirësojnë këtyre qytetarëve lëvizjen e lirë dhe të pavarur.

Jetmir Selmani, përfaqësues i Shoqatës së të Verbërve në Tetovë, ka ngritur alarmin për rreziqet me të cilat përballet kjo kategori e qytetarëve. Sipas tij, trotuaret e bllokuara nga veturat e parkuara në mënyrë të parregullt dhe mungesa e shtigjeve orientuese ua vështirësojnë ndjeshëm lëvizjen personave të verbër. Për shkak të këtyre pengesave, ata detyrohen që pothuajse gjithmonë të lëvizin të shoqëruar.

“Kemi trotuare të bllokuara me vetura të parkuara gabimisht dhe kjo është një pengesë e madhe. Shumë institucione në Tetovë nuk e kanë përshtatur infrastrukturën për nevojat tona, prandaj apelojmë që edhe qytetarët, por edhe institucionet, të krijojnë kushte më të mira për ne”, thotë Jetmir Selmani nga Shoqata e të Verbërve në Tetovë.

Ndërkohë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, në Tetovë u promovuan katër semaforë të rinj me sinjalizim zanor. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bëri të ditur se projekti synon të rrisë sigurinë e personave të verbër gjatë kalimit të rrugëve.

” “

“Ky projekt shënon një hap të ri drejt ndërtimit të një shoqërie të barabartë dhe pa dallime, ku çdo qytetar në qytetin tonë, sidomos në rrugë dhe në komunikacion, të ndihet i sigurt, i pavarur dhe të mund të lëvizë lirshëm. Semaforët janë vendosur në katër lokacione: pranë Gjykatës së Tetovës, te Shkolla e Mesme e Mjekësisë, në bulevardin ‘Bllagoja Toska’, pranë Spitalit të Tetovës dhe afër Xhamisë së Larme. Planifikohet që së shpejti vendosja e semaforëve me sinjalizim zanor të vazhdojë edhe në disa pika të tjera, ku qarkullimi në komunikacion është më i dendur”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, për Komunën e Tetovës, qasja e barabartë në hapësirat publike nuk duhet të jetë privilegj, por një e drejtë themelore.

“Këtë synojmë ta realizojmë përmes bashkëpunimit me Shoqatën e Personave të Verbër, qytetarët dhe të gjitha institucionet përkatëse. Synimi ynë, jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë, duhet të jetë krijimi i një mjedisi pa barriera, ku çdo qytetar, pavarësisht aftësive fizike apo shqisore, të ketë mundësi të barabarta për të jetuar, punuar dhe lëvizur në mënyrë të pavarur. Në fund, falënderoj Shoqatën e Personave të Verbër për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të demonstruar në praktikë funksionimin e semaforëve me sinjalizim zanor”, tha Kasami.

Ndryshe, Shoqata e të Verbërve në Tetovë prej kohësh kërkon krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore, si në hapësirat publike, ashtu edhe në institucione, në mënyrë që personat e verbër të mund t’i kryejnë më lehtë aktivitetet dhe obligimet e tyre të përditshme. Sipas përfaqësuesve të shoqatës, shumë prej këtyre kërkesave deri më tani kanë mbetur pa përgjigje.

Shoqata e të Verbërve në Tetovë numëron rreth 190 anëtarë dhe vazhdimisht u bën thirrje institucioneve qendrore dhe lokale që t’u kushtojnë më shumë vëmendje nevojave të personave të verbër dhe krijimit të një infrastrukture që mundëson lëvizje të sigurt dhe të pavarur. (koha.mk)

Lexuar: 151

Lajme te ngjashme

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

Adnan Azizi: VLEN-i do të shënojë fitoren e 11-të, Ahmeti bëri dy autogola

Lajmet e fundit

Gjenerali Lama sfidon Daçiqin: Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë (VIDEO)

17 Tetor, 2026

Erdi Mehmeti: Pas dy vitesh ushtrues detyre, emërohet drejtor me mandat katërvjeçar i Qendrës për Punë Sociale në Kumanovë

16 Tetor, 2026

Telfije Murseli nga fshati Rramali, nënë e tre fëmijëve dhe shtyllë e familjes, sot ka nevojë për dorën tonë të ndihmës!/VIDEO/

16 Tetor, 2026

“A e shmangu Kurti gjakderdhjen?” Deklaratat e Haradinajt tronditin skenën politike në Kosovë

16 Tetor, 2026

Bekim Sali: VLEN sjell model të ri të qeverisjes, Jakup Huseini synon zhvillimin e Bërvenicës

16 Tetor, 2026

Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen, mbështetje për Arkin Jahijin

16 Tetor, 2026

Jakup Huseini në tubimin përmbyllës: Nuk kërkoj vetëm një mandat, por mundësinë që premtimet t’i kthejmë në rezultate

16 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.