Krenari për sportin tonë dhe sukseset në arenën ballkanike!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres fituesit e medaljeve në garat ballkanike të mundjes, së bashku me trajnerët e tyre.
Me përkushtim, disiplinë dhe punë të palodhshme, këta sportistë kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Medalje të arta – Kampionë ballkanikë:
• Harun Memedi – Klubi Shkupi
• Abdulaziz Azizi – Klubi Shkupi, U15
• Omer Memedi – Klubi Liria
• Mario Anoniev – Klubi Ballkanec
Medalje e argjendtë – Nënkampion ballkanik:
• Sufjan Sinani – Klubi Liria
Medalje të bronzta – Vendi i tretë:
• Miraxh Mustafa – Klubi Shkupi
• Bojana Kovaçova – Klubi Ballkanec
• Andrej Misev – Klubi Ballkanec
• Luka Andriev – Klubi Ballkanec
• Zoran Shorov – Klubi Ballkanec
Gjatë takimit i përgëzova sportistët për sukseset e arritura dhe shpreha mbështetjen time për rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv.
Si Ministri e Sportit, mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e sportistëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e talenteve të reja.
Një falënderim i veçantë për trajnerët Jasin Rexhallari, Miki Todorov dhe Zulqufli Asani, të cilët me përkushtimin, punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar në arritjen e këtyre sukseseve.
Urime të gjithë sportistëve dhe trajnerëve! Sukseset tuaja janë krenaria jonë!


