Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sot inaugurohet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula – ceremonia nis në orën 15:00

7 Tetor, 2026

Lëvizje e re në BE: Vetoja mund të mbetet vetëm në fund – çfarë ndryshon për Maqedoninë?

7 Tetor, 2026

Ronaldo për largimin nga kombëtarja: U kërkoj falje portugezëve, nuk duhet të ketë rrethana lehtësuese për dënimin

7 Tetor, 2026

Mishi nga Brazili përmes Kosovës në Shqipëri, alarmi për sigurinë ushqimore

7 Tetor, 2026

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

7 Tetor, 2026

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

7 Tetor, 2026

Gashi uron presidenten e re të Kosovës: Do të thellohen marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve

7 Tetor, 2026

Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes

7 Tetor, 2026

Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen

7 Tetor, 2026

Rgjistrohen 33 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoni, shtatë janë aktive

7 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 7 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mishi nga Brazili përmes Kosovës në Shqipëri, alarmi për sigurinë ushqimore

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Importet e mishit përmes vendeve të treta, diferencat e pazakonta në çmime dhe mospërputhjet e mundshme në sasitë e deklaruara kanë ngritur pikëpyetje për sigurinë ushqimore dhe konkurrencën në tregun shqiptar.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Alban Zusi, drejtor ekzekutiv i Albanian Food Industry (AFI), kërkoi që autoritetet të verifikojnë origjinën, gjurmueshmërinë dhe mënyrën e hyrjes në Shqipëri të produkteve të mishit që kalojnë përmes Kosovës.

Sipas Zusit, shqetësimi nuk lidhet domosdoshmërisht me faktin që një produkt ka origjinë nga Brazili, por me mundësinë që ai të qarkullojë përmes kanaleve që nuk janë të gjurmueshme.

“Fenomeni është i njohur për të futur në BE produkte nga vende që nuk janë të lejuara, por i fusin nga vende të treta. Marrim mish derri me origjinë nga Brazili, përmes një vendi me shumicë myslimane si Kosova dhe kjo lë vend për të hetuar. Mund të kemi problematika në sigurinë ushqimore” tha Zusi.

Ai theksoi se një produkt i importuar nga Brazili nuk mund të konsiderohet automatikisht i pasigurt, por problem mbetet mënyra se si ai mund të kalojë nga një vend në tjetrin dhe nëse ruhet gjurmueshmëria gjatë gjithë zinxhirit.

“Jo gjithmonë mund të themi që mishi nga Brazili është i pasigurt. Shqetësimi është se edhe kur produkti kalon përmes kanaleve joformale, ky është problem i madh” u shpreh ai.

Një tjetër pikë shqetësimi lidhet me çmimet. Sipas Zusit, prodhues dhe importues vendas kanë ngritur pretendime se disa produkte që hyjnë nga Kosova shiten në Shqipëri me çmime më të ulëta se ato që merren nga kostot e importit.

“Prodhuesit ankohen se nga Kosova vijnë produkte shumë të ulëta, më të ulëta se normalja. Diçka ndodh që ky produkt hyn nga Kosova. Vihemi përballë një dëmtimi ekonomik dhe konsumatori përballet me një situatë të pasigurt. Operatorët kosovarë nuk janë më të fuqishëm se shqiptarët. Ne kemi port, ata kanë kosto shtesë. Këtu ka anomali dhe duhet analizuar nga strukturat” deklaroi Zusi.

Sipas tij, pikërisht këto diferenca duhet të shërbejnë si sinjal për autoritetet që të kontrollojnë origjinën e produkteve, dokumentacionin dhe rrugën që ndjek mishi përpara se të mbërrijë në tregun shqiptar. Zusi ngriti gjithashtu shqetësimin për konkurrencën mes operatorëve vendas dhe atyre që furnizojnë tregun përmes vendeve të treta.

“Europa bllokoi Brazilin, pasi prodhuesit vendas thanë që nuk po trajtohemi në mënyrë të barabartë. Brazili përdor medikamente që Europa nuk i përdor dot. E kemi detyrë t’i ndërpresim këto lloj kanalesh, pasi operatorët kosovarë krijojnë avantazhe të pandershme ndaj operatorëve tanë” tha ai.

Ai argumentoi se marrëveshjet e tregtisë së lirë nuk duhet të shndërrohen në mekanizma që krijojnë avantazhe të padrejta, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte me origjinë nga vende të treta.

“Marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë kuptim sa kohë janë të ndershme. Në momentin që ka anomali, Kosova me pak kultivim të derrit ta furnizojë Shqipërinë nuk është normale” tha Zusi.

Një tjetër element që kërkoi të verifikohet është përputhja mes sasive të produkteve që importohen në një vend dhe sasive që më pas rezultojnë të hyjnë në tregun shqiptar.

Si shembull, u mor mishi me origjinë nga Tajlanda, duke ngritur pikëpyetje mbi rastet kur shifrat e deklaruara në vende të ndryshme nuk përputhen.

“Nëse kanë hyrë 190 ton në Kosovë dhe janë bërë 284 ton në Shqipëri, do të thotë se ka problem. Nga kanë ardhur, cila është origjina e tyre? Dhe nuk e dimë nëse 190 ton janë nga Tajlanda. Në momentin që shifrat nuk rakordohen, ka një problem që kërkon vëmendje dhe gjurmim”, deklaroi ai.

Për Zusin, çdo mospërputhje në origjinë, sasi apo çmim duhet të jetë objekt kontrolli nga institucionet përgjegjëse.

“Duhet të mbyllet çdo lloj kanali që është i pakontrollueshëm nga kanalet publike. Ai nuk është i mirë. Në radhë të parë është siguria ushqimore. Transferimi në mënyrë ilegale dëmton” u shpreh ai.

Në një treg ku produktet e mishit kalojnë nëpër disa vende përpara se të mbërrijnë te konsumatori shqiptar, pyetja që mbetet është nëse origjina, sasia dhe gjurmueshmëria e tyre kontrollohen në çdo hallkë të zinxhirit. Pikërisht këtu, sipas Zusit, autoritetet duhet të përqendrojnë verifikimet: Nga vjen mishi, nëpër cilat kanale kalon dhe si shpjegohen diferencat e pazakonta në çmim dhe sasi.

brazilikosovamish
Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Sot inaugurohet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula – ceremonia nis në orën 15:00

Koci dorëzon në Kushtetuese procedurën për zgjedhjen e presidentes

Haziri: Protestat do të vazhdojnë, do jemi gardianë të Ligjit për Specialen

Kurti dhe Hamza shtrëngojnë duart, marrëveshja për presidenten punë e kryer

Justina Shiroka-Pula u zgjodh per presidente te Republikes se Kosoves

Kush është Justina Shiroka – Pula?

Lajmet e fundit

Sot inaugurohet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula – ceremonia nis në orën 15:00

7 Tetor, 2026

Lëvizje e re në BE: Vetoja mund të mbetet vetëm në fund – çfarë ndryshon për Maqedoninë?

7 Tetor, 2026

Ronaldo për largimin nga kombëtarja: U kërkoj falje portugezëve, nuk duhet të ketë rrethana lehtësuese për dënimin

7 Tetor, 2026

Mishi nga Brazili përmes Kosovës në Shqipëri, alarmi për sigurinë ushqimore

7 Tetor, 2026

VLEN: Kosova dëshmoi forcën e demokracisë, urime Presidentes së re

7 Tetor, 2026

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

7 Tetor, 2026

Gashi uron presidenten e re të Kosovës: Do të thellohen marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve

7 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.