Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Telefoni në timon mund t’ju kushtojë shtrenjtë: nisin kontrollet e përforcuara

6 Tetor, 2026

MSH: Ende nuk ka vaksina kundër gripit sezonal, pritet furnizimi këtë muaj

6 Tetor, 2026

“Personat që më kanë sulmuar i kam identifikuar, janë edhe dezertorë të luftës” — Deputeti i VV-së, Fahrush Rexhepi paralajmëron padi pas sulmit para Kuvendit

6 Tetor, 2026

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

6 Tetor, 2026

Dogana e Maqedonisë kap 79 kg drogë në një kamion, destinacioni ishte tregu i Turqisë

6 Tetor, 2026

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

6 Tetor, 2026

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

“Liria është mbi çdo parti” – një tjetër dorëheqje në LDK

6 Tetor, 2026

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!

6 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 6 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

Suad AvdiuBy Suad Avdiu6 Tetor, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një protestë e qetë që kishte nisur 20 ditë më parë, mbrëmë u shndërrua në një protestë të tensionuar e që çoi edhe në persona të lënduar. Protestuesit në vazhdimësi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale më 16 shtator ku dënoi me 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Më pas përmes protestës u kërkua miratimi e më pas votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Krejt kjo situatë e tensionuar nisi pasditen e së hënës së 5 tetorit ku për disa orë radhazi protestuesit refuzuan që t’i lënë deputetët e legjislaturës së 11-të të dalin nga Kuvendi i Kosovës, duke kërkuar që të votohet në lexim të dytë Ligji për Specialen.

Ligji për Specialen u votua në lexim të parë, anipse me kundërshtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, situata ndryshoi pasi që kryeministri Albin Kurti në takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza kishte kërkuar që PDK-ja fillimisht të bënte kuorumin e të votonte për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, e më pas të kalohet në lexim të dytë për Specialen.

Situatë e tensionuar jashtë institucioneve nisi kur disa nga deputetët e Vetëvendosjes veçse arritën që të dalin nga objekti i Kuvendit. Hedhja e mjeteve piroteknike në drejtim të Kuvendit dhe Qeverisë veçse u ashpërsua dhe zyrtarët policorë më pas startuan me hedhjen e sprejit, gazit lotsjellës, topave të ujit e disa prej tyre edhe në përdorim të dhunës fizike.

Pamje të shumta u publikuan pikërisht nga mediat që shfaqnin dhunën e ashpër që disa prej zyrtarëve policorë përdorën edhe në drejtim të qytetarëve, të rinj e të moshuar e shumë prej tyre edhe veteranë të luftës.

Por kush është njëri nga komandantët që u përmend dje.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Njësisë Speciale Operative, Fatmir Balaj, i cili më 2024 ishte emëruar komandat i Stacionit Policor Qendra e që mbrëmë po udhëhiqte operacionin e Policisë së Kosovës në afërsi të Qeverisë. I njëjti në vazhdimësi po koordinohej me zyrtarët policorë në mënyrë që të siguroheshin qytetarët, si dhe institucionet e vendit.

Balaj madje u pa i afërt edhe me deputetët e PDK-së me të cilët më pas u koordinua që të largoheshin policët nga pjesa e sheshit e t’u mundësohej protestimi në mënyrë të qetë të gjithë atyre qytetarë që po dëshironin të protestonin në afërsi të objektit të qeverisë.

Ai u dëgjua teksa bisedonte edhe me deputetin Rrahman Rama e në koordinim vendosi që të largonte kordonin policor. Por Balaj është i njohur si zyrtar policorë. Pikërisht zyrtari policorë mbrëmë ua bëri të ditur protestuesve që në protestë nuk lejojnë njerëz të maskuar.

Madje për shumë prej atyre që e cilësonin mbrëmë si “zyrtar policor i qeverisë Kurti” është vetë Fatmir Balaj që kishte vënë nën pranga Albin Kurtin.

Balaj është prej zyrtarëve policorë që kishte arrestuar Albin Kurtin në kohën kur ai po proteston më 19 tetor të vitit 2005. Asokohe Kurti po i printe aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje në qendër të Prishtinës në kundërshtim të UNMIK-ut. “Jo negociata, Vetëvendosje” ishte parulla kyçe e kësaj proteste. Ky zyrtar policor edhe asokohe po mbronte vendin, qytetarët dhe institucionet nga eskalimi i situatës. Gjatë këtij aktiviteti protestues, policia kishte arrestuar Kurtin dhe mbi 30 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes në qendër.

Historia nuk përfundon me kaq, pasi Balaj ka kontribut të gjerë në Policinë e Kosovës.

Madje ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka dekoruar me Medalje Presidenciale në Ditën e Pavarësisë, saktësisht më 17 shkurt 2023.

“Për kontributin e dhënë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, angazhimin e drejtpërdrejtë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe çdo lloj veprimtarie ilegale që ka synuar cenimin e sigurisë në Republikën e Kosovës”, thuhet te motivacioni i kësaj medaljeje presidenciale për komandant Balajn.

Fatmir Balaj i njohur si Komandant në Policinë e Kosovës ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e mbrëmë iu desh të përballej me shumë prej ish-bashkë luftëtarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët./Lajmi.net/

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

“Personat që më kanë sulmuar i kam identifikuar, janë edhe dezertorë të luftës” — Deputeti i VV-së, Fahrush Rexhepi paralajmëron padi pas sulmit para Kuvendit

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

“Liria është mbi çdo parti” – një tjetër dorëheqje në LDK

Protestë popullore në Prishtinë, Haziri: Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!

Rikthehet protesta për Ligjin e Speciales, Policia shton praninë te Qeveria

Lajmet e fundit

Telefoni në timon mund t’ju kushtojë shtrenjtë: nisin kontrollet e përforcuara

6 Tetor, 2026

MSH: Ende nuk ka vaksina kundër gripit sezonal, pritet furnizimi këtë muaj

6 Tetor, 2026

“Personat që më kanë sulmuar i kam identifikuar, janë edhe dezertorë të luftës” — Deputeti i VV-së, Fahrush Rexhepi paralajmëron padi pas sulmit para Kuvendit

6 Tetor, 2026

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

6 Tetor, 2026

Dogana e Maqedonisë kap 79 kg drogë në një kamion, destinacioni ishte tregu i Turqisë

6 Tetor, 2026

Sot skadon afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, vendi rrezikon zgjedhje të reja

6 Tetor, 2026

VLEN: Çerdhja e parë në Tearcë hapi dyert, shkolla super moderne po bëhet gati në Kumanovë

6 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.