MPB njoftoi se sje (03.10.2026), nëpunës policorë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Kumanovë dhe Këshilli Komunal për Parandalim në Kumanovë realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe të nivelit të kulturës në komunikacion, ku theks i veçantë iu kushtua ndërgjegjësimit të shoferëve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli i ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit të automjetit, i dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Nga MPB thanë se në kuadër të aktivitetit u përdorën syze speciale, të cilat u mundësojnë qytetarëve të konstatojnë aftësinë e reduktuar për drejtimin e automjetit nëse janë nën ndikimin e alkoolit.

