Dhimbje e madhe në Komunën e Çairit. Ka ndërruar jetë Xhenetja, një nga punonjëset e komunës, ndërsa lajmi është përcjellë me pikëllim të thellë nga kolegët dhe drejtuesit e saj.
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Xhenetes, e punësuar në Komunën e Çairit.
Në emër të Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe të gjithë stafit të Komunës së Çairit, familjes dhe të afërmve të saj u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me ta për këtë humbje të rëndë.
Gjatë angazhimit të saj në Komunën e Çairit, Xhenetja u dallua për përkushtimin në punë dhe korrektësinë, duke gëzuar respektin e kolegëve dhe të gjithë atyre që patën mundësi të bashkëpunojnë me të. Do ta kujtojmë gjithmonë si një vajzë të dashur me të gjithë, punëtore, të përkushtuar dhe gjithmonë me buzëqeshje, që me mirësinë dhe pozitivitetin e saj la gjurmë te kolegët dhe te të gjithë ata që e njohën.
Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten pjesë e kolektivit tonë.
Zoti e mëshiroftë, ndërsa familjes dhe të afërmve u dhëntë forcë dhe durim në këto momente të dhimbshme.

