Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankohet në Apelin e Posaçëm

29 Shtator, 2026

‘Politico’: BE-ja përgatit kornizë të re negociuese për katër kandidatë, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë – bullgarët në Kushtetutë mbeten kusht

29 Shtator, 2026

Hargreaves: Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme, nuk e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

29 Shtator, 2026

Ardita Sinani: Investitorë nga Turqia do të vijnë në Luginën e Preshevës, kemi premtim nga presidenti Erdogan

29 Shtator, 2026

Filipçe: Politikat e Mickoskit çojnë në izolim nga BE-ja

29 Shtator, 2026

VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit

29 Shtator, 2026

Mickoski kërkon BE-në në tryezë me Bullgarinë: Të premten përballë Von der Leyen

29 Shtator, 2026

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, zhvilloi takim me z. Rexhep Gunduz për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe ndërinstitucional

29 Shtator, 2026

Sali në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët

29 Shtator, 2026

Ibrahimi: Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar i çdo ngjarjeje..!

29 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 29 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sali në Vjenë: Integrimi evropian duhet të krijojë mundësi konkrete për qytetarët

Suad AvdiuBy Suad Avdiu29 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer.

Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë.

“Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, theksoi Sali.

Duke folur për integrimin gradual, ministri përmendi lehtësimin e tregtisë përmes Korsive të Gjelbra, pjesëmarrjen në SEPA dhe bashkëpunimin digjital si shembuj të përfitimeve konkrete që afrimi me Bashkimin Evropian mund të sjellë për qytetarët dhe bizneset. Ai nënvizoi se pjesëmarrja më e gjerë në programet, politikat dhe tregun e përbashkët të BE-së duhet të bazohet në kritere të qarta, në zbatimin e reformave dhe në respektimin e sundimit të ligjit.

Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj reformave dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, ai bëri thirrje që procesi i zgjerimit të mbetet i drejtë dhe i parashikueshëm, ku përparimi i arritur nga vendet kandidate vlerësohet sipas kritereve objektive evropiane.

Në përfundim, ministri Sali falënderoi Austrinë për organizimin e konferencës dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Lexuar: 77

Lajme te ngjashme

Filipçe: Politikat e Mickoskit çojnë në izolim nga BE-ja

VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit

Mickoski kërkon BE-në në tryezë me Bullgarinë: Të premten përballë Von der Leyen

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, zhvilloi takim me z. Rexhep Gunduz për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe ndërinstitucional

Ibrahimi: Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar i çdo ngjarjeje..!

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Lajmet e fundit

Vlora Hyseni kërkon heqjen e “arrestit në shtëpi”, ankohet në Apelin e Posaçëm

29 Shtator, 2026

‘Politico’: BE-ja përgatit kornizë të re negociuese për katër kandidatë, Maqedonia e Veriut mbetet jashtë – bullgarët në Kushtetutë mbeten kusht

29 Shtator, 2026

Hargreaves: Dënimet në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme, nuk e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

29 Shtator, 2026

Ardita Sinani: Investitorë nga Turqia do të vijnë në Luginën e Preshevës, kemi premtim nga presidenti Erdogan

29 Shtator, 2026

Filipçe: Politikat e Mickoskit çojnë në izolim nga BE-ja

29 Shtator, 2026

VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit

29 Shtator, 2026

Mickoski kërkon BE-në në tryezë me Bullgarinë: Të premten përballë Von der Leyen

29 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.