Bërvenica kryeson renditjen për transparencën aktive të komunave në Rajonin e Pollogut, ndërsa Tetova në krye me Bilall Kasamin renditet e dyta me 81,5 për qind.
Sipas indeksit të transparencës aktive të komunave të Pollogut, Bërvenica ka rezultatin më të lartë me 96,9 për qind, e ndjekur nga Tetova me 81,5 për qind dhe Jegunovca me 80 për qind.
Në vijim renditen Tearca me 73,8 për qind, Zhelina me 69,2 për qind dhe Mavrova dhe Rostusha me 61,2 për qind.
Gostivari ka rezultat prej 55,4 për qind, Bogovina 52,3 për qind, ndërsa Vrapçishti mbyll renditjen me 40,3 për qind.
” “
Me 81,5 për qind, Tetova renditet kështu në vendin e dytë në Pollog për transparencën aktive të komunës.

