Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Artan Hoxha: Jo vetëm Vlora Hyseni, në telefonin e Gysit u gjetën telefonata edhe me Ramën

TV NewsBy TV News24 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gazetari investigative Artan Hoxha zbulon se tek telefoni i Ergys Agasit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme se me shefen e shërbimit. Madje edhe me kryeministrin.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Hoxha argumenton pse kryeministri Edi Rama është përgjegjës për inkriminimin e sistemit .

Flavio Qarri: A nuk e dinte shefja e shërbimit që do e arrestonin?

Artan Hoxha: Kërcet pak. Kërkesa në gjykatë nuk është dërguar të hënën, edhe pse shefja e shërbimit është larguar të shtunën nga territori I Shqipërisë e duhej të vinte sot.

Kemi hyrë në fazën e kryeministrit “kokat hëngshin’, sepse janë në fazën që po hanë kokat e njëri tjetrit.

Ajo që të bën përshtypje është se struktura që ka krijuar ky kryeministër është në formën e rrathëve centrikë. Sa më lart ngjitesh aq më shumë ngushtohen rrathët. Por sado t’i evidentosh rrathët, prapë nëse ti nuk godet qendrën kjo histori do të vijojë.

Ne ndërkohë ishim me denoncimin e Arben Ahmetajt që shpërtheu një pjesë tjetër e sistemit. Për tu relativizuar ajo doli vila e dytë e Belindës, e meqë këta mundohen të luftojnë tek Belinda, doli krahu tjetër. Gysi dhe Belinda nuk kanë qenë ortakë. Këto ngjarje ngjajnë si telenovelat.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Shefja e shërbimit Shtetëror emërohet nga kryeministri.

Çdo organizatë apo grup kriminal do të ketë akses tek drejtori i Përgjithshëm por Kryeministri ka ekskluzivitetin për t’i emëruar.

Po nuk u godit ai që e ka krijuar sistemin, strumbullari që e mban në këmbë të gjithë këtë ngrehinë, kjo histori do të vijojë. Do të vijojë përsa kohë do të kemi këtë kryeministër.

Kryeministri tha ne jemi qeveri që kemi meritën e kemi lejuar institucionet e reja të drejtësisë të hetojnë në mënyrë të pavarur. Jo, ti e ke mbushur sistemin me të inkriminuar.
Mbështetur dhe tek akuza ‘përkrahje e autorit të krimit’ të ngritur ndaj Vlora Hysenit, tregon se shefja e SHISH ka pasur kontakte me Ergys Agasin, biznesmenin e akuzuar për aferat e AKSHI-t edhe gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Ndërsa zbulon se tek telefoni I Gysit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme.

“Akuza ‘përkrahje e autorit të krimit’ tregon se kontakti nuk ka qenë vetëm gjatë kohës që ka qenë i lirë por ka vijuar dhe pas kur ka qenë në kërkim dhe ka problem me drejtësinë. Tek telefoni I Gysit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme se me shefen e shërbimit. Edhe me kryeministrin. Gysi është njeri që iu delegua pushtet për të bërë lidhjen mes dy botëve, bota e mbidheshme dhe e nëndheshme.

Operacioni i djeshëm krijoi panoramën se u afruam më afër, por me hap të kontrolluar. Të mos afrohemi më shumë seç duhet se vijmë tek paralajmërimi që ka dhënë kryeministri, mos guxoni të afroheni tek telefoni im dhe paradhoma ime. Publiku pret që të shkojë tek strumbullari”
Po a është operacioni ‘shpërthim i kontrolluar’?

Patjetër që është se po të ishte pa kontrolluar. Do të shkonte më lart. Gysi nuk ka folur vetëm me Vlora Hysenin. Kadastra dhe Hipoteka nuk ishte. A e di sa premtime ka bërë? Prokurorë e gjyqtarë janë takuar tek zyra. Ai u ka premtuar bosëve të krimit se do mbyll cështjen. E mbi të gjitha shumë prona, leje ndërtimi që nuk po zbardhen se njeriu që ishte garant ishte Gysi. Si u bë ky kaq i rëndësishëm sa ta presë dhe shefja e shërbimit, drejtori i përgjithshëm i policisë, Kadastra, e Hipoteka. Kush ia delegoi këtë pushtet? Se Gysi nuk ishte njeriu i pushkës. Prandaj themi sado që të bësh nëse nuk shkon tek kryeministri që është strumbullari i këtij sistemi. Disheza është tatëpjetë por duhet sa më shpejt.

Lexuar: 377

Lajme te ngjashme

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.