Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Daut Beqiri: Zyra e Qendrës për Punë Sociale rikthehet në Komunën e Haraçinës – shërbimet më afër qytetarëve!

18 Shtator, 2026

Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

18 Shtator, 2026

Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë

18 Shtator, 2026

Treni kalon në Llopat të Kumanovës, trau (rampa) i ngritur!

18 Shtator, 2026

Shtetas të huaj gjuajnë dhitë e egra në “Mavrovë” dhe ua pinë gjakun (Video)

18 Shtator, 2026

Peci dhe Guxo i dalin në përkrahje Gërvallës pasi protestuesit kërkuan shkarkimin e saj

18 Shtator, 2026

Argenita Fetahu nga Kosova, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër

18 Shtator, 2026

Aksident trafiku në rrugën e Bedinjës në Kumanovë/VIDEO/

18 Shtator, 2026

Albin Kurti udhëton sot për në Amerikë

18 Shtator, 2026

Gucati kërkon që Kurti ta përjashtojë Gërvallën nga institucionet: Ka dorëzuar dokumentacione në Hagë, ka hesht

18 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 18 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Peci dhe Guxo i dalin në përkrahje Gërvallës pasi protestuesit kërkuan shkarkimin e saj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Shtator, 2026 Kosovë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të marrë masa ndaj Donika Gërvallës dhe Liburn Aliut, duke i akuzuar ata për veprime dhe deklarata lidhur me rastin e Gjykatës Speciale.

Kërkesa e Gucatit është bërë në kuadër të protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ku protestuesit kërkuan, ndër të tjera, edhe largimin e Gërvallës nga institucionet.

Pas këtyre kërkesave ka reaguar kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, i cili ka dalë në mbrojtje të Gërvallës.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Partia Guxo e respekton të drejtën për protestë, por do të kundërshtojë çdo përpjekje për, siç e ka quajtur ai, “stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin” e Donika Gërvallës.

“Në emër të Partisë Guxo dhe si Kryetar i saj, më duhet të them dy fjalë pas protestës së sotme.

UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht.

“Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të marrë kundërshtimin tonë më të ashpër”, ka shkruar Peci.

Ai ka përmendur edhe historinë e familjes së Gërvallës dhe kontributin e saj në çështjen kombëtare.

“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur ‘Jusuf Gërvalla’) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe”, ka deklaruar ai.

Peci ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj Gërvallës.

“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë! Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, ka shkruar Peci.

 

Donika GervalladoreheqjeFaton PeciOVL-uck
Lexuar: 82

Lajme te ngjashme

Argenita Fetahu nga Kosova, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër

Albin Kurti udhëton sot për në Amerikë

Gucati kërkon që Kurti ta përjashtojë Gërvallën nga institucionet: Ka dorëzuar dokumentacione në Hagë, ka hesht

“Nuk kaloi në zebra”- Policia tenton ta ndalojë Aida Dërguti, ndërhyjnë qytetarët që po marrin pjesë në protestë

Haxhiu: Mbrojtja e UÇK-së nuk bëhet duke i shpallur kundërshtarët ‘spiunë’ e ‘tradhtarë’

“Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!” – mesazhi i Shqipe Selimit një ditë pas vendimit të Hagës

Lajmet e fundit

Daut Beqiri: Zyra e Qendrës për Punë Sociale rikthehet në Komunën e Haraçinës – shërbimet më afër qytetarëve!

18 Shtator, 2026

Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

18 Shtator, 2026

Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë

18 Shtator, 2026

Treni kalon në Llopat të Kumanovës, trau (rampa) i ngritur!

18 Shtator, 2026

Shtetas të huaj gjuajnë dhitë e egra në “Mavrovë” dhe ua pinë gjakun (Video)

18 Shtator, 2026

Peci dhe Guxo i dalin në përkrahje Gërvallës pasi protestuesit kërkuan shkarkimin e saj

18 Shtator, 2026

Argenita Fetahu nga Kosova, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër

18 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.