Analisti Shkëlzen Gashi ka hedhur një ide lidhur me zgjedhjen e presidentes së Kosovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e deputetëve të LDK-së nëse LVV-ja do ta propozonte Vjosa Osmanin.
Gashi ka pyetur nëse deputetët e LDK-së do ta votonin Osmanin për presidente, në rast se LVV-ja do të siguronte 30 nënshkrime dhe do ta propozonte atë për këtë post.
“Nëse LVV-ja i mbledh 30 nënshkrime dhe e propozon Vjosa Osmanin për presidente, a thu e votojnë krejt deputetët e LDK-së?”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ai ka rikujtuar se në zgjedhjet e fundit, Osmani kishte qenë kandidatja e LDK-së për presidente të Kosovës.
“Në fund të fundit, në zgjedhjet e fundit ajo ka qenë kandidatja e tyne për presidente të Kosovës”, shkroi ai.

