Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

7 Shtator, 2026

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

7 Shtator, 2026

Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Idrizovës

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

I pafajshëm është deklaruar i akuzuari për spiunazh e shantazh, Fatmir Sheholli, në seancën fillestare që u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi shkurt Sheholli, pasi Prokuroria ia lexoi aktakuzën.

Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, Sheholli dyshohet se ka ndihmuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe përcjellë informacione lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kodraliu tha se sipas aktakuzës, Sheholli, nga një datë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, dyshohet se ka vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga një zyrtar i lartë i BIA-s.

“I pandehuri Fatmir Sheholli, nga një datë e papërcaktuar e deri më datë 09.10.2025, në territorin e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi dhe me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si ‘BIA’), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të caktuara nga zyrtari i lartë i saj, Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, ashtu që i pandehuri Sheholli, ka mbledhur, siguruar dhe, përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike, ka përcjellë te ky zyrtar të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Sipas prokurorisë, në kuadër të këtyre aktiviteteve, i pandehuri dyshohet se ka zbatuar edhe një plan operativ që, sipas aktakuzës, synonte dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025.

“Po ashtu i pandehuri, në kuadër të këtyre aktiviteteve, ka zbatuar në tërësi edhe një plan operativ konkret, të përgatitur nga i njëjti zyrtar i BIA-së, i cili synonte dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur më datë. 12.10.2025, në atë mënyrë që më datë 26.09.2025, rreth orës 14:00, i shoqëruar nga një anëtar i familjes së tij, dhe duke përdorur automjetin e markës ‘Audi’, ka udhëtuar për në Mitrovicën e Veriut, dhe në parkingun e Shkollës Teknike, në afërsi të kafiterisë ‘Sindikata’, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, të destinuara për komprometimin e tyre, si dhe shumën prej 5,000.00 euro si shpërblimi për kryerjen e kësaj detyre, i cili pastaj në zbatim të udhëzimeve të marra nga zyrtari i BIA-së, materialet ia ka dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1 mijë euro, duke e udhëzuar njëkohësisht edhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin e tij ‘Pa Rrotlla’, dhe atë vetëm disa ditë para ditës së votimit për zgjedhjet lokale, çka përmes këtyre veprimeve konkrete të ndërmarra në funksion të detyrave të caktuara nga BIA, i pandehuri Sheholli, ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, diskreditimin e institucioneve dhe zyrtarëve të tyre, ka kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore, si dhe ka mundësuar ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të një shërbimi të huaj informativ në një proces zgjedhor në Republikën e Kosovës. Me këto veprime, i pandehuri Fatmir Sheholli, në vazhdimësi e ka kryer veprën penale ‘’Spiunazhi’’. /Koha.net

Lexuar: 40

Lajme te ngjashme

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

Kush është më i votuar në sondazhin për president të Kosovës?

Rama i pret shpresat Veliajt: Bashkia pa kokë! Ishte talent, po e hëngri pushteti

Ndërron jetë bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt, Afrim Mehmetaj

E shpëtoi jetën e 3-vjeçarit në mes të detit, Erlindi – heroi i muajit gusht.

Lajmet e fundit

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.