Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se LDK nuk bashkohet me Lushtakun në shesh. Abdixhiku ditë më parë deklaroi se bashkimi apo krijimi i një blloku opozitar me Sami Lushtakun nuk është rruga e LDK-së.
“Nëse dikush e ka ëndërr me u ba bashkë me Saminë e me dal në sheshe, edhe me i ba partitë bashkë për besë nuk është kjo LDK-ja jonë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, për Lushtakun këto janë “përralla”, të Abdixhikut.
“E vërteta është që unë me asnjë deputet të tijin nuk jam taku ndonjëherë, po s’jam taku as me kryetarin e LDK-së. Kështu që kur duanë, kanë qejf me shit pallavra e gjejnë një mundësi edhe me përdorë emrin tim. Kështu që e kisha lut që mos me përdor emrin tim, s’ka nevojë, s’ka asnjë arsye. Unë mendoj që ai është drejtues apo kryetar i LDK-së, ai le të merret me LDK-në, jo me mu. Është e padrejtë sepse unë asnjëherë vërtet as s’merrem as s’kam fol… Unë kam shokë në të gjitha partitë politike, në këtë rast edhe në LDK. Po me njerëz domethënë që janë përgjegjës apo janë nëpër kryesi apo deputet, unë asnjëherë s’jam taku”, tha ai.
Lushtaku i tha KosovaPress-it se Abdixhiku duhet të zgjidhë problemet brenda shtëpisë së vet politike dhe mos të merret me të
Deklaratën e Abdixhikuat e ka komentuar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Përndryshe, Abdixhikut ka kundërshtuar idenë e krijimit të një blloku opozitar me parti të tjera, duke thënë se një afrim i tillë do ta dëmtonte LDK-në elektoralisht.

