Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Erdogan paralajmëron Greqinë

3 Shtator, 2026

Përplasja për marrëveshjen me Kurtin thellon ndasitë në LDK

3 Shtator, 2026

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

3 Shtator, 2026

Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

3 Shtator, 2026

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje të rregullave nga këmbësorët

3 Shtator, 2026

Kosova falënderon Maqedoninë për ndërhyrjen në shuarjen e zjarreve afër Hanit të Elezit qAq

3 Shtator, 2026

Stresi dhe dhuna në fëmijëri lidhen me rrezik më të lartë për endometriozë

3 Shtator, 2026

Serbët e arrestuar me eksploziv, lidhen me sulmin me dron në Lajpcig

3 Shtator, 2026

Malësorja e Deçanit ka një përshëndetje të veçantë për të gjithë ndjekësit

3 Shtator, 2026

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

3 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 3 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përplasja për marrëveshjen me Kurtin thellon ndasitë në LDK

Suad AvdiuBy Suad Avdiu3 Shtator, 2026 Rajoni Pa Komente7 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Arritja e dakordimit të Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin për emrin e Bekim Sejdiut, si emër të përbashkët të Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për president të shtetit, ka thelluar ndasitë brenda LDK-së.

Dalja kundër marrëveshjes e gjashtë deputetëve të LDK-së ka thelluar përçarjen që veçse ishte e ditur edhe muaj më parë, kur disa prej këtyre deputetëve kërkuan shkarkimin e Abdixhikut nga kryetari i partisë.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Arben Gashi kanë dalë kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për Sejdiun. Ata vendimin e tyre e arsyetuan me qëndrimin kundër “për zgjatjen e pushtetit Albin Kurtit”.

Për qëndrimin e gjashtë deputetëve ka shkruar të martën vetë Abdixhiku.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, ka deklaruar Abdixhiku.

Arsyetimin e gjashtë deputetëve se nuk duan t’ia zgjasin jetën pushtetit të Albin Kurtit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si të paqëndrueshëm.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion. Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar? Dje u refuzua zgjidhja e presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja. Dëm mund të bëjë çdokush. Për këtë, ja dora!”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ua ka kujtuar deputetëve “rebelë” historinë e veprimeve të këtij subjekti në vitin 2020 dhe pasojat që prodhoi largimi nga koalicioni me LVV-në në kulmin e pandemisë dhe krijimi i Qeverisë Hoti me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe.

“Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndieni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!”, ka thënë Abdixhiku.

Disa prej këtyre deputetëve gjatë verës kërkuan largimin e Abdixhikut nga LDK-ja, pas dështimit në zgjedhjet e 7 qershorit. Në këto zgjedhje LDK-ja doli sërish e treta dhe përfundoi me 18 deputetë. Megjithatë, Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit. Ai madje pati edhe mbështetjen e Kryesisë për të negociuar me Kurtin për emrin e presidentit, pas dështimit të marrëveshjes “së gjerë politike”.

E pa votat e tyre, në Kuvend mbesin 74 deputetë që besohet se janë në favor të zgjedhjes së Bekim Sejdiut president. Me 74 deputetë nuk shmangen zgjedhjet e reja të parakohshme. Për ta zgjedhur presidentin duhet të paktën 80 deputetë të jenë në sallë në dy rundet e para të votimit.

Kryetari i LDK-së, për situatën brenda partisë së tij dhe vështirësitë në zbatimin e marrëveshjes e ka njoftuar të martën pasdite kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, në një takim që ata kanë mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe se duke marrë parasysh realitetin e krijuar vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

“Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë, siç e do rendi do të ketë procese diskutuese, do të njoftojmë edhe zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake, këtë e bëra për takimet që kanë ndodhur dje e njoftova zyrtarisht”, është shprehur Abdixhiku.

Pas takimit me Abdixhikun, kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është deklaruar për media.

E mbrëmjen e së martës, referuar situatës së krijuar në LDK, Kurti ka thënë se në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes mbështetja ishte e plotë për Bekim Sejdiun.

“Natyrisht kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i Kryesisë së LDK-së për mbështetje të plotë për profesor Bekim Sejdiun si emër për president që u pajtuam dy subjektet. Por, më pas patëm njoftimin negativ që gjashtë deputetë nga 18 sa i ka LDK-ja nuk e mbështesin profesor Bekim Sejdiun për president të Republikës së Kosovës. Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së por edhe me Kryesinë e Vetëvendosjes”, ka theksuar Kurti.

Kreu i VV-së ka thënë se sjellja e deputetëve është e papërgjegjshme, absurde dhe e dëmshme.

“Për mua si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si kryeministër në detyrë i Kosovës, por edhe udhëheqës i ekipit negociator me LDK-në, marrëveshja politike e arritur është e vlefshme. Ajo qëndron. Është marrëveshje e arritur me shumë mund, e drejtë, e mirë, e vërtetë e dobishme. Por, çfarë të bëjmë që kishim këtë veprim negativ të gjashtë deputetëve”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse do të takohet me Aleancën që ka shtatë deputetë, Kurti ka thënë se beson se duhet të takohet. Por, ai ka thënë se s’ka kuptim që Aleanca vendos kushte e refuzon takim. Ai ka thënë se nuk mund t’i imponohen kushte një subjekti politik e të refuzosh të takosh. Aleanca ka vendosur gjashtë kushte për ta përkrahur zgjedhjen e presidentit. Ndër to është pranimi i gazit amerikan.

“Besoj se nuk ka qytetar të Kosovës që nuk e ka kuptuar në këtë mbrëmje që ka disa njerëz që me aq lehtësi një marrëveshjeje të arritur me aq shumë mund i thonë jo e nuk e qajnë kokën që kjo shpie në zgjedhje të reja. Pavarësisht kësaj moskokëqarje, jemi shumë të përgjegjshëm të insistojmë në validitetin e marrëveshjes politike për kandidatin e profesor Bekim Sejdiut për president”, ka thënë Kurti.

Kurti në mbrëmje ka takuar deputetë të partive të komuniteteve duke konfirmuar se i ka edhe 9 vota prej tyre, pos 53 të VV-së.

Gjashtë deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjeve kanë qenë cak i kritikave nga homologë të tyre në VV.

Arjeta Fejza, deputete e partisë fituese të zgjedhjeve, e ndërlidhi kundërshtinë e gjashtëshes të LDK-së me një parti tjetër.

“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi. Të njëjtët sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu. Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!”, ka thënë ajo.

Edhe Vigan Qorrolli, gjithashtu deputet i LVV-së, pozicionin kundërshtues të deputetëve të LDK-së e ndërlidhi me PDK-në.

“Grenelli i falënderon 6-shen “sabotuese” të PDK-së… ups, pardon — të LDK-së, për argatin reciprok!”

Kritika të ngjashme ka bërë edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

E sipas analistit politik, Artan Muhaxhiri, sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së janë pjesë e parafushatës për zgjedhjet e ardhshme.

“Lirisht mund të thuhet se jemi në një periudhë të parafushatës, pasi nuk ka asnjë indikacion që mund të arrihet numri prej 80 deputetëve që të zgjidhet presidenti apo presidentja e re, dhe prandaj opsioni i vetëm logjik, realist është ai i zgjedhjeve të reja. Natyrisht që zotit Kurti i konvenon që datën e zgjedhjeve ta shtyjë sa më afër festave të fundvitit, edhe për shkak të ndikimit që ka në elektoratin e diasporës”, ka thënë Muhaxhiri.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues 60-ditor e çon vendin në zgjedhje të reja.

Por, rrjedhja e këtij afati nis me konstituimin e Kuvendit, që nuk ka ndodhur ende, pavarësisht afatit kushtetues që përcaktonte 7 gushtin si datën e fundit ku do të duhej të zgjidhej kryetari dhe pesë nënkryetarët e institucionit ligjvënës.

Lexuar: 48

Lajme te ngjashme

Erdogan paralajmëron Greqinë

Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

Kosova falënderon Maqedoninë për ndërhyrjen në shuarjen e zjarreve afër Hanit të Elezit qAq

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Besmir Lushaj: Pushofsh në paqe, Daut Dauti!

Lajmet e fundit

Erdogan paralajmëron Greqinë

3 Shtator, 2026

Përplasja për marrëveshjen me Kurtin thellon ndasitë në LDK

3 Shtator, 2026

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

3 Shtator, 2026

Osmani: Kosova është në situatë shumë fatkeqe për shkak të mungesës së institucioneve

3 Shtator, 2026

Policia me kontrolle të shtuara në komunikacion, konstaton 189 shkelje të rregullave nga këmbësorët

3 Shtator, 2026

Kosova falënderon Maqedoninë për ndërhyrjen në shuarjen e zjarreve afër Hanit të Elezit qAq

3 Shtator, 2026

Stresi dhe dhuna në fëmijëri lidhen me rrezik më të lartë për endometriozë

3 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.