Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

31 Gusht, 2026

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

31 Gusht, 2026

A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

31 Gusht, 2026

Nesër rreth 14.500 nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore

31 Gusht, 2026

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtari përfitoi padrejtësisht mbi 10 mijë euro nga shteti austriak

31 Gusht, 2026

Tani flasim për “Botën Serbe”, ndërsa e shtyenin projektin për një mini-Jugosllavi – “OPEN BALLKAN”

31 Gusht, 2026

Rexhepi kritikon ridestinimin e 6 milionë eurove për bulevardin “Hasan Prishtina”: Çfarë kuptimi ka autostrada e Shkup-Bllacë pa këtë rrugë?

31 Gusht, 2026

Tmerr në një park të Prishtinës: Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë

31 Gusht, 2026

Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24

31 Gusht, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

31 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 31 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

TV NewsBy TV News31 Gusht, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një javë para zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë demokracinë dhe të tregohen të guximshëm përballë forcimit të së djathtës ekstreme.

Gjatë një aktiviteti në Berlin të shtunën, Merkel deklaroi se Gjermania ndodhet përballë një situate që nuk është përjetuar prej shumë dekadash dhe se qytetarët duhet të angazhohen për mbrojtjen e demokracisë.

“Duhet të luftojmë për këtë demokraci, të ngrihemi për të, të jemi pak më të guximshëm dhe të themi se kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të jetuar”, u shpreh ajo.

Merkel theksoi se shumica e gjermanëve nuk votojnë për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Sipas ish-kancelares, AfD është veçanërisht e fortë në ish-landet e Gjermanisë Lindore, por vitet e fundit ka zgjeruar mbështetjen edhe në pjesën perëndimore të vendit.

“Është bërë një fenomen mbarëgjerman”, tha Merkel, duke iu referuar rezultateve të AfD-së edhe në zgjedhjet rajonale në Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz.

Duke folur për fushatën zgjedhore në Saksoni-Anhalt, Merkel tha se AfD ka arritur në një masë të konsiderueshme të “dominojë të gjitha diskutimet tona nga mëngjesi deri në mbrëmje”.

Sipas saj, kjo ka bërë që qytetarët të mos kenë më një ide të qartë se çfarë ofrojnë dhe çfarë synojnë partitë e tjera politike.

Zgjedhjet për parlamentin e ri të landit të Saksoni-Anhalt do të zhvillohen më 6 shtator.

AfD kryeson ndjeshëm në sondazhet para zgjedhjeve, duke e bërë këtë garë një test të rëndësishëm për forcën e së djathtës ekstreme në politikën gjermane.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh

Tragjedi në brigjet e Qipros, përmbyset anija me 267 persona: 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur

Le Pen jep një sinjal të fortë se Franca e së ardhmes mund të mos jetë në BE

‘Axios’: Shefi i CIA-s propozon takim trepalësh Trump-Putin-Zelensky për t’i dhënë fund luftës

Rusia akuzon SHBA-në se e sheh Evropën si një fushë beteje të mundshme bërthamore

Edhe policia gjermane në kërkim të autorit të krimit në Zvicër

Lajmet e fundit

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

31 Gusht, 2026

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president

31 Gusht, 2026

A vendoset sot për presidentin? Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish pas pak

31 Gusht, 2026

Nesër rreth 14.500 nxënës ulen për herë të parë në bankat shkollore

31 Gusht, 2026

Erdhi në Kosovë për pushime, mërgimtari përfitoi padrejtësisht mbi 10 mijë euro nga shteti austriak

31 Gusht, 2026

Tani flasim për “Botën Serbe”, ndërsa e shtyenin projektin për një mini-Jugosllavi – “OPEN BALLKAN”

31 Gusht, 2026

Rexhepi kritikon ridestinimin e 6 milionë eurove për bulevardin “Hasan Prishtina”: Çfarë kuptimi ka autostrada e Shkup-Bllacë pa këtë rrugë?

31 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.