Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Në pranga jo vetë Agasi”/Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

27 Gusht, 2026

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026

Lea Ypi fiton Çmimin Hannah Arendt për Mendim Politik

27 Gusht, 2026

Abdixhiku: Kemi diskutuar emra konkretë për Presidentin, jemi një hap përpara

26 Gusht, 2026

Kur “analisti” bëhet armë propagande: kush po e shiste Kosovën nga studiot televizive?

26 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 27 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

TV NewsBy TV News27 Gusht, 2026 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Irani dhe Omani kanë arritur marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe të ardhurave nga Ngushtica e Hormuzit, por rruga ujore strategjike nuk do të rihapet nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë kushtet e tyre, ka deklaruar të mërkurën Garda Revolucionare e Iranit.

Irani dhe Omani kanë zhvilluar prej javësh bisedime të herëpashershme për kontrollin e trafikut përmes ngushticës, përmes së cilës, para fillimit të luftës në shkurt, kalonte një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Që atëherë, pjesa më e madhe e transportit detar është ndërprerë, duke ndikuar në rritjen e çmimeve globale të energjisë, ndërkohë që Teherani dhe Uashingtoni janë përpjekur të vendosin kontrollin mbi këtë korridor, duke vendosur bllokada të veçanta.

“Ngushtica e Hormuzit i përket Iranit dhe vendit të Omanit… Kemi qenë në negociata me Omanin për rreth një muaj dhe kemi arritur rezultate që janë të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Hossein Mohebbi, në deklaratat e publikuara nga mediat shtetërore iraniane.

“Në këto negociata janë arritur marrëveshje lidhur me pjesën e secilit vend në ujërat e ngushticës dhe pjesën e Iranit dhe Omanit në të ardhurat e saj”, ka shtuar Mohebbi.

Garda Revolucionare ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të pengojë negociatat mes Iranit dhe Omanit dhe ka thënë se kjo ka shkaktuar vonesën e marrëveshjes.

“Nëse Shtetet e Bashkuara ndalojnë pengimin dhe rikthehen në marrëveshje, ne mund ta hapim Ngushticën e Hormuzit brenda kuadrit të marrëveshjes së arritur… Nëse Shtetet e Bashkuara nuk i pranojnë kushtet tona, Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet në asnjë rrethanë”, ka thënë Mohebbi.

Megjithëse armiqësitë aktive mes SHBA-së dhe Iranit kryesisht janë zbutur gjatë javëve të fundit, përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje paqeje kanë ngecur dhe sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve bëjnë që kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit të mbetet i rrezikshëm.

Irani ka njoftuar të dielën një listë të zezë me 45 anije, në një përpjekje për të ndaluar transferimet nga një anije në tjetrën, të përdorura nga prodhuesit e energjisë në Gjirin Persik për t’iu shmangur bllokadës iraniane.

Shaquille O’Neal And His New Partner, Who You Will Easily Recognize
Weight Loss Groove
Burimet kanë thënë se disa kompani planifikojnë të ndalojnë përdorimin e anijeve të përfshira në listën e zezë.

Në përpjekje për të shtuar presionin mbi ekonominë iraniane, Shtetet e Bashkuara kërcënuan në fillim të kësaj jave se do të ndëshkonin vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin, por kanë thënë se nuk do të vendosnin menjëherë sanksione.

Sanksionet nuk përfshinë institucionet financiare kineze që dyshohet se lehtësojnë eksportet e naftës nga Irani, të cilat janë ndërprerë nga bllokada amerikane.

Irani e ka dënuar përpjekjen e SHBA-së për të izoluar ekonominë e tij, duke e cilësuar atë si një akt të “paligjshmërisë së rëndë”, ndërsa ka shprehur bindjen se shumë vende nuk do t’i bashkohen fushatës së presionit.

Çmimet e naftës kanë rënë për të tretën ditë radhazi, duke arritur nivelin më të ulët në dy javë, pas shenjave për përpjekje të reja për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës, e cila ka nisur më 28 shkurt me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.

Lexuar: 31

Lajme te ngjashme

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

Forca të shumta mobilizohen për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas rrëshqitjes së dheut

Greqi: Shqiptari godet për vdekje me thikë gruan e tij, tenton të vetëvritet

Rast i parë historik në ushtrinë e SHBA, majori Jason Watson akuzohet zyrtarisht sipas Nenit 88 për deklaratat kundër Presidentit Trump

Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijeve në Gaza

Lajmet e fundit

“Në pranga jo vetë Agasi”/Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!

27 Gusht, 2026

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

27 Gusht, 2026

Haradinaj: Në vend se t’i kryente autostradat në Kosovë, Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh

27 Gusht, 2026

Qindra turistë të zhdukur nga përmbytjet në Nepal, mes tyre britanikë dhe amerikanë

27 Gusht, 2026

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni

27 Gusht, 2026

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

27 Gusht, 2026

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Është mjeti më i rrezikshëm i shpikur ndonjëherë

27 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.