Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

7 Shtator, 2026

Gjesti arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

7 Shtator, 2026

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

7 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 7 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

Suad AvdiuBy Suad Avdiu11 Gusht, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkruan: Afrim Tanallari
Mund të ndryshojë Evropa.
Mund të ndryshojë Ballkani.
Mund të ndryshojë Kushtetuta.
Mund të ndryshojnë kufijtë e ambicieve politike në gjithë kontinentin.
Vetëm shqiptari në Maqedoninë e Veriut duhet të qëndrojë politikisht i konservuar në kavanozin e vitit 2001.
Sepse, na thonë, “kemi Marrëveshjen e Ohrit”.
Shumë mirë.
Po pas M.Ohrit, çfarë kemi?
Kjo pyetje duket se shkakton alergji në një pjesë të politikës shqiptare.
Komb me kalkulator në dor
Për 25 vjet na kanë mësuar ta shohim veten përmes përqindjeve.
20 për qind.
25 për qind.
Përfaqësim adekuat.
Përfaqësim i drejtë.
Edhe pak këtu.
Edhe dy drejtorë atje.
Edhe tre administratorë diku tjetër.
Dhe pastaj konferencë për shtyp për “fitore historike”.
Në këtë ritëm, së shpejti do të na duhet Ministria e Kalkulatorit.
Sepse politika shqiptare është bërë aq e varur nga matematika demografike, sa ndonjëherë duket sikur ekzistenca jonë politike varet nga Excel-i.
Sikur shtetformësia të ishte ofertë në supermarket.
“Mblidhni 20 për qind dhe fitoni të drejtën e përdorimit të gjuhës.”
Nëse jemi mbi një përqindje të caktuar ekzistojmë.
Njëzet e pesë vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut ende sillet sikur historia ka ndaluar në vitin 2001.
Çdo gusht nxirret Marrëveshja nga vitrina, i hiqet pluhuri, organizohet ndonjë panel, thuhen disa fjalë të mëdha për “arritjen historike”, bëhen fotografitë dhe pastaj dokumenti kthehet në raft deri në përvjetorin tjetër.
Dhe kështu prej 25 vjetësh.
Sikur shqiptarët të kishin nënshkruar jo një kompromis politik, por fundin e historisë së tyre politike.
Sikur në Ohër(Shkup) të ishte vendosur: deri këtu mund të ëndërroni.
Më tej ju lutemi mos shqetësoni rendin kushtetues.
Ishte kompromisi që kërkonte momenti historik. Ndali konfliktin, hapi institucione dhe krijoi mekanizma për përfaqësim dhe përdorim më të gjerë të gjuhës.
Këto janë arritje që askush serioz nuk duhet t’i mohojë.
Urojw qw gjenerata studentore tw ndryshoj dicka!/Televizioni News
Lexuar: 136

Lajme te ngjashme

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

“Karadaku” pushton Majën e Jezercës – 2694 metra mbi nivelin e detit

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Gjendet i vdekur një i burgosur në burgun e Idrizovës

Lajmet e fundit

Rona Mala i bën krenarë Kosovën dhe diasporën, i bashkohet Ushtrisë Amerikane

7 Shtator, 2026

Djali i Vuçiçit merr pjesë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Miladiçit

7 Shtator, 2026

Fatmir Sheholli: S’jam spiun i Serbisë!

7 Shtator, 2026

Maqedonia me një nga normat më të ulëta të inflacionit në Evropë – ekonomia tregon shenja stabilizimi dhe rritjeje

7 Shtator, 2026

BDI: Përjashtimi dhe diskriminimi vazhdojnë, shqiptarët vetëm 7.51% në sport

7 Shtator, 2026

Kosova bëhet me xhandarmëri/Kurti: Jemi më të sigurt se kurrë

7 Shtator, 2026

Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet që aktakuza të përkthehet në shqip

7 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.