Policia e Kosovës ka pajisur sektorët e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim me 14 vetura të reja hibride, të dedikuara për policët e lagjes në drejtoritë rajonale. Një veturë tjetër është ndarë për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore. Sipas Policisë së Kosovës, automjetet synojnë të rrisin efikasitetin e policëve dhe të forcojnë bashkëpunimin me qytetarët.

