Senati amerikan votoi me 86 vota pro dhe 11 kundër për miratimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Iranit.
Paketa do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku do t’i nënshtrohet një tjetër votimi, përpara se të nënshkruhet si ligj nga presidenti Donald Trump.
Legjislacioni prej 61 faqesh është hartuar për të sanksionuar blerësit kryesorë të naftës dhe gazit rus. Ai përfshin gjithashtu sanksione ndaj Vladimir Putinit, udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë rusë, institucioneve financiare ruse dhe projekteve ruse të energjisë.
Nëse miratohet, projektligji do t’i japë Trump-it mundësinë të vendosë tarifa deri në 100% ndaj vendeve që janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë ruse, përfshirë Indinë, Japoninë dhe disa vende të Bashkimit Evropian, si edhe t’i heqë ato sipas gjykimit të tij.
Paketa përfshin gjithashtu sanksione të zgjeruara ndaj Iranit, të kërkuara nga presidenti Donald Trump.
Projektligji i jep presidentit Trump autoritetin për t’i hequr sanksionet, nëse ai i vërteton Kongresit se ky vendim është në interesin kombëtar.
Projektligji mban emrin e senatorit të ndjerë amerikan, Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë në korrik.
Graham ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të Ukrainës në Kongresin amerikan dhe bashkautor i paketës së sanksioneve, e cila u propozua rreth një vit më parë.
Klan News
/tvklan.al

