Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 26 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Paguajnë 24 mijë paund dhe kalojnë me pasaporta false”, media britanike zbulon skemën e kontrabandistëve shqiptarë

TV NewsBy TV News7 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një hetim i medias britanike “Sky News” ka hedhur dritë mbi një skemë të kontrabandës së emigrantëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, ku një kontrabandist nga Shqipëria pretendon se, kundrejt 24 mijë paundëve, organizon kalimin e emigrantëve përmes Tunelit të Kanalit duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe automjete luksoze.

Sipas artikullit, kontrabandisti pohon se emigrantët transportohen deri në Londër në sediljen e pasagjerit të një Range Rover me vlerë rreth 100 mijë paund, ndërsa kalojnë kontrollet kufitare me pasaporta të falsifikuara.
Burime të Ministrisë së Brendshme britanike thonë se nuk është befasi që Tuneli i Kanalit po përdoret gjithnjë e më shumë nga rrjetet e kontrabandës. Sipas tyre, ka raste kur emigrantët kanë pranuar se kanë kaluar kontrollet kufitare duke paraqitur dokumente false, pa u zbuluar nga autoritetet, transmeton tch.

Një ish-oficer i Forcës Kufitare britanike deklaroi se stafi në pikat kufitare përballet me presion të madh për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve, ndërsa mungesa e personelit dhe nevoja për investime në teknologji e bëjnë më të vështirë identifikimin e rasteve të mashtrimit.

Sipas tij, edhe pse kontrollet janë të avancuara, kontrabandistët po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara, duke shfrytëzuar dokumente të vërteta të vjedhura ose pasaporta të falsifikuara që ngjajnë me origjinalet.

Hetimi ngre gjithashtu shqetësime për fatin e emigrantëve që futen ilegalisht në Britani. Organizatat që luftojnë skllavërinë moderne paralajmërojnë se shumë prej tyre përfundojnë në rrjetet kriminale për të shlyer borxhet ndaj kontrabandistëve, duke u detyruar të punojnë në kultivimin ose shpërndarjen e drogës.

Sipas organizatës Unseen, rastet e shfrytëzimit për shkak të borxheve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa viktimat shpesh mbeten të bllokuara në ciklin e krimit, pasi borxhet e tyre fryhen vazhdimisht.

Eksperti i sigurisë, Andi Hoxhaj, tha se pas Brexit-it është bërë më e vështirë shkëmbimi i informacionit mes autoriteteve britanike dhe atyre evropiane, çka sipas tij u ka krijuar më shumë hapësirë grupeve të krimit të organizuar për të lëvizur dhe vepruar.
Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme britanike këmbëngul se kontrollet në Tunelin e Kanalit mbeten ndër më të avancuarat në botë dhe se rastet e hyrjeve të paligjshme përmes kësaj rruge janë të pakta. Sipas saj, kërkesat për azil nga personat që hyjnë ilegalisht me automjete ose kamionë kanë rënë me 25% gjatë vitit të fundit, ndërsa mbi 70 mijë persona pa të drejtë qëndrimi janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar që nga zgjedhjet e fundit.

Lexuar: 212

Lajme te ngjashme

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Lajmet e fundit

Vuçiç ngre alarmin: Krahu i armatosur i studentëve ka bërë gati vrasjen time

26 Nëntor, 2026

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.