Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka arsyetuar thirrjen e vazhdimit të seancës së kuvendit për nesër, pas përfundimit të afatit 30 ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Ai ka marrë shembull situatën e zgjedhjeve të shkurtit 2025.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishin certifikuar me 27 mars 2025. Me 26 prill 2025 ishin bërë 30 ditë prej certifikimit të zgjedhjeve, dhe nuk ishte konstituuar Kuvendi, sepse opozita po e bllokonte konstituimin.
Askush prej opozitës asokohe, e as prej “analisteve”, nuk e kishte cilësuar këtë vonesë si problem e as si shkelje kushtetuese. Çka kanë sot?”, ka shkruar Murati.

