Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Protestat në Tiranë janë shpresa e vetme për të pastruar Shqipërinë nga plehu 30 vjeçarë

6 Gusht, 2026

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

6 Gusht, 2026

Kapet kamioni me targa të Kumanovës duke hy nga Kosova në fshatin Brezë, shoferi iku me vrap

6 Gusht, 2026

Kurti: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes apo asnjë partie

6 Gusht, 2026

10 vite nga përmbytjet katastrofike në Shkup që morën 22 jetë njerëzish

6 Gusht, 2026

Mickoski: Nuk po planifikojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

6 Gusht, 2026

Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani

6 Gusht, 2026

Reagon Zija Zeqiri, djali i dëshmorit të UÇK-së Zaim Zeqiri Në manifestimin ‘Vera e Mërgimtarëve – Vaksincë 2026’ u bënë homazhe dhe u vendosën lule te varrezat e dëshmorëve.”

6 Gusht, 2026

Zbulohet skandali i Kupës së Botës 1998, Francës iu ndalua testimi i dopingut

6 Gusht, 2026

Nikolloski: Diaspora tani ka linjë direkte Gjenevë-Shkup

6 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E enjte, 6 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Protestat në Tiranë janë shpresa e vetme për të pastruar Shqipërinë nga plehu 30 vjeçarë

TV NewsBy TV News6 Gusht, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Kim Mehmeti

Parlamenti i Shqipërisë, si i vetmi në botë, jo ndonjë shërbim policor apo ushtarak, por tërë Iranin e shpalli shtet terrorist.

Ndërkohë, i njëjti parlament dhe të njëjtët deputetë – ata të PS’së – nuk pranuan ta miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës?!
Kryeministri i Shqipërisë shkoi deri në Izrael për t’ia shtrënguar dorën Netanyahut dhe për t’i treguar se sa krenar ndihet që qëndron pranë tij.

Me këtë, mbase deshi të dëshmojë se e ka për mision t’ua shpërlajë duart e përgjakura atyre që shumëkush i konsideron përgjegjës për vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm.

Ndërkohë, shumë politikanë serbë e maqedonas shprehin publikisht keqardhjen pse Millosheviqi nuk i shfarosi shqiptarët, apo përsërisin thënien se ‘Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, ndërsa Tirana zyrtare nuk gjen asnjë serb apo maqedonas që ta konsideronte të rrezikshëm për Shqipërinë dhe ta shpallte ‘non grata’.

Nga ana tjetër, me ritmin që po shpallen “non grata” shqiptarët që jetojnë jashtë mëmëdheut, së shpejti do të duket sikur Shqipëria është themeluar për ta mbrojtur shqiptarinë nga vetë shqiptarët, e jo nga ata që publikisht shprehin urrejtje ndaj popullit tonë.

Andaj nuk mund të mos ndihesh i mjerë si shqiptar kur sheh se edhe sot, njësoj si në kohën e Esad Pashës, Shqipërinë e banojnë shqiptarët, por politika e saj shpesh i mbron interesat e serbëve.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha të pranojmë se Shqipëria ndodhet në këtë gjendje edhe sepse ka elita pa dinjitet e krenari kombëtare, elita të pandjeshme ndaj fatkeqësive të vendit dhe të popullit të vet.

Siç duhet pranuar se shumëkush ende nuk e sheh se shpresa e vetme e shqiptarisë janë protestat rinore në Tiranë, se vetëm të rinjtë mund ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu tridekadësh neokomunist.

Pleh i cili nuk përbëhet vetëm nga elitata politike që duan të hapin konsullat serbe në Shkodër, por edhe nga ato shoqërore e intelektuale që kanë pranuar të jetojnë me fytyrën e paturpësisë, nga ata që heshtin ndërsa Shqipëria kalbet dhe që shtiren sikur nuk e shohin se mëmëdheu ynë është në duart e “Aleancës së Qelbësirave”.

Ndërkohë, autori i këtij teksti ka një lutje për shërbimet sekrete të Shqipërisë: kur të më shpallni ‘persona non grata’:mos e zbuloni sa më kanë paguar ajatollahët e Iranit, shërbimet sekrete ruse, kineze e greke, sepse jo të gjitha paratë ua kam treguar familjarëve të mi.

Dhe ma mundësoni që edhe më tej t’i gënjejë pasardhësit e mi se edhe gabimet e mia kanë të bëjnë me bindjen se shumëçka blihet e shitet, por jo edhe dinjiteti dhe krenaria kombëtare.

Lexuar: 42

Lajme te ngjashme

Sot nisin kontrollet intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve

Vendimi për “Non grata”, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sorensen: Zbatimi i Marrëveshjes së 2023-ës, shumë nën nivel të zotimeve nga palët

Përfundon sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit e Abdixhikut

Kosova pjesë e garës botërore të robotikës “FIRST Global Challenge 2026”

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Lajmet e fundit

Protestat në Tiranë janë shpresa e vetme për të pastruar Shqipërinë nga plehu 30 vjeçarë

6 Gusht, 2026

Në RMV mungojnë shumë mjekë por më problem është mungesa e radiologëve dhe anesteziologëve

6 Gusht, 2026

Kapet kamioni me targa të Kumanovës duke hy nga Kosova në fshatin Brezë, shoferi iku me vrap

6 Gusht, 2026

Kurti: Presidenti nuk i takon Vetëvendosjes apo asnjë partie

6 Gusht, 2026

10 vite nga përmbytjet katastrofike në Shkup që morën 22 jetë njerëzish

6 Gusht, 2026

Mickoski: Nuk po planifikojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike

6 Gusht, 2026

Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani

6 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.